Klosi: Këtë verë hapim 2.000 vende në administratë

2.000 vende praktike punësimi në administratën publike do të hapen këtë verë, për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Kjo është bërë e ditur sot nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në një aktivitet për Intershipin në Administratën Publike.

Klosi tha se të gjithë të rinjtë, nga vendi e diaspora, do të kenë mundësi të konkurrojë përmes një aplikacioni të posaçëm.   Ai bëri me dije se praktikat do të zgjasin nga muaji qershor e deri në gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri një i ministrisë së Mirëqenies Sociale, tha se “është detyrë e çdo të riu që jeton dhe punon jashtë vendit, për të kontribuuar në evropianizimin e administratave publike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai solli në kujtesë edhe faktin se vitin e shkuar është bërë e njëjta gjë, janë thirrur për të marrë pjesë në praktikë të rinjtë, e më pas, në dhjetor, 200 prej tyre nënshkruan një kontratë punësimi 1-vjeçare. Një praktikë kjo, që pritet të ndiqet edhe këtë herë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?