Klosi: Mbështetje aktiviteteve që nxisin punësimin
UFI Member Company, ngriti sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, siparin e eventeve “Textile & Fashion Show”, “Festivali i Luleve, Peizazhit Urban” dhe “Pet Show”, si ngjarja e rrallë që bën bashkë qytetarinë, mirëqënien dhe angazhimin në mbrojtje të mjedisit.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi shprehu mbështetjen për realizimin e aktivitetit të Klikut, që siç u shpreh ai, arrijnë të zbulojnë dhe gjejnë kaq shumë profesione në Shqipëri, duke zgjuar dëshirën dhe pasionin e të rinjve për të bërë punë të mira për veten e tyre dhe vendin.
“Profesionet që prezantohen sot këtu, – vijoi ministri Klosi, – që kanë të bëjnë me me kopshtarinë, stilin e modelimin e veshjeve, mbrojtjen e mjedisit, janë profesione të cilat ne po i mbështesim edhe në shkollat tona profesionale si mundësia më e mirë për të rritur punësimin dhe shërbimin në dobi të ekonomisë dhe vendit”.
Kreu i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nënvizoi faktin se ky panair është një dëshmi e suksesit të arritjeve për disa tregues, si në punësim dhe proceset e prodhimit zinxhir”.
“Qeveria do të adresojë mbështetje të vazhdueshme për këto aktivitete që nxisin punësimin e të rinjve dhe arsimin profesional të tyre”, tha Klosi.
KOHA JONË SONDAZH

