Klosi: Më shumë përkujdesje ndaj të moshuarve
Në ditën e të moshuarve Ministri Blendi Klosi ishte në Shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, me të cilët kaloi edhe këtë vakt. Nxenesit e Arsimit dhe Formimit Profesional të këtij qyteti, u vunë sot në shërbim të të moshuarve, duke iu gatuar dhe kryer shërbime estetike. Të moshuarve iu dhuruan lojëra shahu e domino, veshje të qepura posacërisht për të moshuarit nga nxënësit e arsimit profesional.
Ministri Klosi duke kujtuar detyrimin e shtetit dhe shoqërisë për tua bërë më të lehtë pleqërinë, deklaroi se qeveria do të rrisë pensionet, përmes riindeksimit të tyre. Ministri Klosi në mënyrë simbolike vuri tullën e parë të rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, investim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prej 250 milonë lekësh.
Investime po nisin paralelisht edhe në Shtëpitë e të Moshuarve në Polican dhe Palasë. ” Të moshuarit, janë cdo ditë nën vëmendjen dhe përkujdësin e ministrisë dhe qeverisë” – deklaroi ministri Klosi, duke ju uruar nga Shkodra të moshuarit në ditën e tyre.
Fjala e plotë e Ministrit Klosi:
Studentët dhe nxënësit e shkollave dhe kurseve tona profesionale, duhet t’I shërbejnë qendrave të përkujdesit. Ndaj ne zgjodhëm sot në ditën e të moshuarëve, në qendrën e përkujdesit Shkodër, që këta nxënës të japin mbështetjen për të cilën këta moshuar kanë nevojë. Këtë mëngjes kaq të gëzuar që unë do doja të ishte I tillë cdo ditë, jeni pranë përkujdesit të atyre njerëzve që duan shumë që kjo qendër të funksionojë mirë dhe ne do të përpiqemi shumë që për moshën e tretë, për brezin e atyre njerëzve të cilët kanë kontribuar kaq shumë për këtë shtet e për këtë shoqëri, të japim të gjithë përkujdesin e vazhdueshëm .
Kjo përkujdesje e cila ofrohet me kaq bujari jo vetëm nga institucionet shtetërore, por duhet të kërkojmë që kjo bujari të vijë edhe nga komuniteti I biznesit, të vijë dhe nga ata njerëz që kanë mundësinë të jenë pranë këtyre të moshuarve.
Po ashtu, institucionet shtetërore, do duhet që këtë përkujdesje ta dëshmojnë nëpërmjet legjislacionit. Ne si Ministri jo vetëm kemi ndërtuar ligjet e reja të cilat do të kërkojnë ngritjen e institucioneve të reja, si ajo e ndërmarrjeve apo përkujdesit social, por po punojmë fort që sot t’ju japim një lajm të mirë: atë të ngritjes së pensioneve. Duke kërkuar një riindeksim të gjithë skemës së pensioneve. Sot reforma e pensioneve ka bërë të mundur që jo vetëm të kemi një performim më të mirë të skemës dhe kemi mundësinë që nëpërmjet reformës, ne të rrisim pensionin. Kemi mundësinë, që nëpërmjet reduktimeve të gabimeve që ka patur skema e pensioneve, sot ne të afrohemi më shumë me të gjithë pensionistët dhe ata që meritojnë nga shteti, një përkujdesje më të mirë.
Si Ministri I Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, këtë vit duke dashur të jemi sa më pranë pensionistëve, buxhetin me te madh ja kemi dedikuar tërësisht qendrave të të moshuarve. Dhe nuk është vetëm qendra e të moshuarve në Shkodër, që po nisim sot rikonstruksionin dhe brënda vitit do të kemi përfundimin e fazës së parë për ta shndërruar këtë qendër në qendër shumë mikpritëse, jo vetëm për të moshuarit e Shkodrës, por për të gjithë veriun. Por po me të njëjtin impenjim, po punojmë në qendrën e të moshuarve të Policanit dhe të Palasës. Do duam shumë që atë cfarë shteti, pushteti qëndror dhe lokal, kanë detyrimin t’I ofrojnë të moshuarve, ne ta shndërrojmë në përpjekeje të vërtet.
Me buxhetin e vitit të ri, këto projekte do të vazhdojnë në të gjithë qëndrat e të moshuarëve në Shqipëri. Përsëri them se kjo është një përpjekje që nuk mund të vijë nga institucionet, por duhet të jetë një shoqëri e tërë që do duhet të përkujdeset për njerëzit e moshës së tretë.
Duke ju uruar një mëngjës të mire sot e gjithashtu një pleqëri të mbarë, ne në mënyrë simbolike, do donim që së bashku më një ish kampion Iliaz Gurin, t’i dhuronim një uniformë një personalititeti që ka dhënë shumë në fushën e sportit dhe që jeton këtu me ju e ka nevojë të ndihet I vlerësuar, Gëzim Collaku.
KOHA JONË SONDAZH

