Klosi: Në 2019 do të mbyllim guroret në Krastë të Krujës
Frenimi i ndotjes mjedisore në zonat e mbrojtura apo në lumenjtë e vendit ishte kërkesa e deputetëve të PS ndaj Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit. Madje socialistët i kërkuan ministrit të tyre të marrë masa penalizuese ndaj njësive vendore që nuk ushtrojnë kontrollet ndaj atyre që shkaktojnë masakër mjedisore.
Masakra mjedisore në Shqipëri është kthyer në shqetësim për deputetët e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë prodhuese.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë raportimit për buxhetin e vitit të ardhshëm u shpreh se do tu hiqen licensat subjekteve që ndotin ambientin.
Klosi gjatë raportimit për buxhetin e vitit 2019 u shpreh se vitin e ardhshëm do të ketë investime në infrastrukturën turistike si dhe shumë kompani kanë shprehur interes për të investuar në hotelet me 4 dhe 5 yje.
Qeveria së shpejti pritet të vijë me një draft të deatjuar për projektligjin për pyjet në vendin tonë.
KOHA JONË SONDAZH

