Klosi në Kosovë: Diaspora, një dhe e bashkuar
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi mori pjesë në hapjen e shkollës verore për diasporën, program ky i ministrisë së diasporës së Kosovës. Nisma është vijim i procesit të dimensionit të ri të bashkëpunimit mes të rinjve shqiptarë kudo ata jetojë apo punojnë.
Ministri Klosi deklaroi se nga të dyja qeveritë shqiptare, diaspora konsiderohet si një dhe e bashkuar. “Andaj së bashku me ministin Murati jemi duke hartuar dhe zbatuar programe të përbashkëta për diasporën e kryesisht të rinjtë tanë nëpër botë!”, – deklaroi ministri Klosi.
Kurse nga ana e tij, ministri i diasporës së Kosovë, Valon Murati deklaroi se nisma “Ti je pjesë e atdheut” është vazhdimësi e programeve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, si dhe shoqërimin e tyre me nxënës nga Kosova e Shqipëria”.
Gjithashtu, në kuadër të manifestimit “Dita e Diasporës”, në Prishtinë, Ministria e Diasporës mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/ kronikën ose emisionin më të mirë për diasporë”. Ministri Klosi në dhënien e këtij çmimi, i vlerësoi të tilla iniciativa si tejet të rëndësishme për të mbajtur kontaktet me njëri-tjetrin, për të ruajtur lidhjen e shqiptarëve të diasporës me tokën e tyre.
Nisma “Ti je pjesë e Atdheut” ishte vijim i një tjetër projekti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për të rinjtë, intershipit në administratën publike që këtë vit për herë të parë u bë në bashkëpunim me Kosovën.
Gjatë vizitës në Prishtinë, ministri Blendi Klosi takoi gjithashtu ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Me z. Abrashi, ministri Klosi diskutoi për lejet e punës së qytetarëve shqiptarë që duan të punojnë në Kosovë dhe anasjelltas. U ra dakort që së shpejti mes dy shteteve, të nënshkruhet edhe marrëveshja përkatëse. Përfundimi i procesit të njohjes së pensioneve ishte një tjetër temë diskutimi mes Klosit dhe Abrashit.
KOHA JONË SONDAZH

