Klosi: Politikanët shqiptarë servilë ndaj Greqisë
Thirrjet antishqiptare në Bularat, për ish-shefin e SHISH, Fatos Klosi, janë se politikanët shqiptarë kanë qenë servilë ndaj Greqisë. ”Gjithë politika shqiptare, të gjithë të mëdhenjtë e Shqipërisë kanë qenë super-servilë. Edhe për problemet e qeverisë përballë Evropës. Kanë dashur ta mbajnë mirë me grekët edhe për arsye personale, ky është fakt. Me siguri kishte njerëz me armë”,- tha Klosi i ftuar në “360 Gradë” në ”Ora News”.
Pjesë nga deklaratat:
Klosi: Nuk ka reciprocitet me Greqinë.
Zheji: Se jemi të vegjël?
Klosi: Ekzakt. Nuk kanë ardhur grekët për të punuar. Gjithë politika shqiptare, të gjithë të mëdhenjtë e Shqipërisë kanë qenë super-servilë. Edhe për problemet e qeverisë përballë Evropës. Kanë dashur ta mbajnë mirë me grekët edhe për arsye personale, ky është fakt. Me siguri kishte njerëz me armë.
Zheji: Kanë hyrë me armë në Shqipëri?
Klosi: Sigurisht! Kanë armët në Bularat.
KOHA JONË SONDAZH

