Klosi: Qasje e re për trajtimin e Personave  me Aftësi të Kufizuar

Në qëndrën “Ndihmoni Jetën” u mblodh Këshilli Kombëtar  për  Aftësinë e Kufizuar. Ministri Blendi Klosi prezantoi strategjinë e re të integrimit të personave me aftësi të kufizuar, qasjen e re të shërbimeve ndaj kësaj kategorie me qëllimin e integrimin e tyre.

Qasja e re e shërbimeve ndaj personave me aftësi të kufizuar konsideron të paplotë vetëm ndihmën financiare që këta persona marrin nga shteti.   “ Një nga proceset e rëndësishme që dua të përmend , është ai i reformimit të sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar që synon orientimin e  vlerësimit, nga modeli mjekësor drejt atij bio-psiko-social, bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetit. Këtu do doja shumë të tërhiqja vëmendjen e këtij këshilli dhe do doja shumë të mendonim në mënyre të ftohtë sesi shkon pagesa tek këta persona me aftësi të kufizuar. Si KESH apo në formë rehabilitimi. Për këtë lind nevoja për reformë të thellë. Është e pamundur që me ato para, të jëtojë familja. Nuk duhet të jetë kështu, dhe kërkesa që vjen nga ky komunitet është që këto para të shkojnë për shërbime. Ka ardhur koha për këtë dhe kërkoj mbështetjen e Ministrisë së Financave  dhe Ministrisë së SHëndetësisë si dhe institucioneve të përkujdesit, të kthejmë këto pagesa në  shërbime. Kemi shumë nevojë që njërëzit me aftësi të kufizuar të trajtohen që në moshë të vogël nëse është rasti, pasi kemi raste konkrete që trajtimet që në moshë të re, të specializuara, mund të kemi ndryshim rrënjësor në jëtën e tyre–  deklaroi ministri Klosi.

  “ Ka nisur procesi i dixhitalizimit të rregjistrit të gjithë personave me aftësi të kufizuar, që do të japë të plotë panoramën e nevojave të cdo personi me aftësi të kufizuar. Kjo do të ndihmojë ofrimin e shërbimit sipas  nevojës së cdo personi përfitues” – deklaroi ministri Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë fjala e plotë e ministrit Klosi në Këshillin Kombëtar të PAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PAK.

Jo më kot kemi zgjedhur qëndrën “ Ndihmoni Jetën për të zhvilluar këtë mbledhje. Eshtë një qëndër e ngritur nga prindër me fëmijë me aftësi të kufizuar, është modeli sesi me përkushtim dhe dashuri mund të funksionojnë qëndra të tilla për njerëzit që kanë realisht më shumë nevojë.

Sado të bëjmë ne politika e dokumenta, puna konkrete është ajo që ata kanë nevojë, dhe kjo punë më shumë se kudo shihet këtu.

Tani dua të them dy fjalë për dokumentin strategjik të aftësisë së kufizuar të bashkë- hartuar me grupin e interesit e në përputhje me nevojat reale që ata kanë. Organizatat e shoqërisë civile kanë qenë pjesë e pandarë e grupit të punës që punoi për hartimin e Planit e për këtë unë gjej rastin t’i falenderoj për kontributin e tyre të cmuar në gjithë këtë proces. Mendoj se kemi nje material shumë të cmuar që do të duhet të vlerësojmë dhe në mbledhjen e parë të këtij Këshilli, pas miratimit të strategjisë, do doja të thoja me pak fjalë cfarë kemi bërë ne përgjatë një viti.

Kuadri i ri ligjor që kemi sot e që udhëhiqet nga Konventa Ndërkombëtare “Për të drejtat e PAK”, ka filluar të plotësohet me akte nënligjore. Të gjitha ministritë e linjës kanë përcaktuar tashmë një punonjës që do të ndjekë cështjet e aftësisë së kufizuar. Sfida që kemi përpara është shtrirja e rrjetit të nënpunësve për cështjet e Aftësisë së kufizuar edhe në 61 bashkitë e reja.

Ne kemi shumë nevojë që politka pushtet qendror dhe lokal të jetë e përbashkët dhe bashkëpunuese, e menaxhuar më së miri me raport me interesat e personave me aftësi të kufizuar.

Një nga proceset e rëndësishme që dua të përmend , është ai i reformimit të sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar që synon orientimin e  vlerësimit, nga modeli mjekësor drejt atij bio-psiko-social, bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetit. Këtu do doja shumë të tërhiqja vëmendjen e këtij këshilli dhe do doja shumë të mendonim në mënyre të ftohtë sesi shkon pagesa tek këta persona me aftësi të kufizuar. Si KASH apo në formë rehabilitimi. Për këtë lind nevoja për reform të thellë. Është e pamundur që me ato para, të jëtojë familja. Nuk duhet të jetë kështu, dhe kërkesa që vjen nga ky komunitet është që këto para të shkojnë për shërbime. Ka ardhur koha për këtë dhe kërkoj mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë  dhe institucioneve të përkujdesit, të kthejmë këto pagesa për shërbimet. Kemi shumë nevojë që njërëzit me aftësi të kufizuar të trajtohen që në moshë të vogël nëse është rasti, pasi kemi raste konkrete që trajtimet që në moshë të re, të specializuara, mund të kemi ndryshim rrënjësor në jëtën e tyre.

Po ashtu na duhet të punojmë fort për ndryshimin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Jemi në një moment që kemi të njëjtën filozofi si para 20 vjetësh. Reforma e re ka kaluar në qeveri dhe parlament, janë bërë testimet e para në dy njësi në Tiranë, njësi të cilat ka shumë persona me aftësi të kufizuar. Kemi kërkuar shumë të ndryshojmë konceptimin dhe vlerësimin, pasi nuk vlerësohet sic duhet dhe paratë nuk shkojnë direkt tek personat që kanë nevojë dhe vlerësimi ka hallka që njerëzit i lodh.

Prandaj them që reforma e re, për të cilën Zv.Ministrja Kospiri do të flasë më konkretisht, reformë e kryer në bashkëpunim me Bankën Botërore, e cila kërkon të revolucionalizojë në të gjitha aspektet mënyrën së si trajtohen personat me aftësi të kufizuar dhe ata që përfitojnë pagesat e PAK.

Ne nuk mund të lejojmë më që riintegrimin e këtyre personave, t’ua lëmë vetëm përgjegjësi për familjarët e tyre.Ne kemi shumë nevojë që të kuptojmë që në qytetet tona duhet të ofrojmë më shumë shërbime, të ketë më shumë qendra përkujdesi, shërbimet të shtrihen e gjithashtu edhe harta e saj.Është e patolerueshme që në qytetet tona të mos kemi mjaftueshëm qëndra përkujdesi.Ne kemi 28 qendra aktualisht të mbështetura nga buxheti i pushtetit lokal dhe qendror e 128 të tjera private.Na duhet shumë më tepër që të jenë të standartizuara dhe kontrolluara.

Shumë qendra të përkujdesit, nuk janë të monitoruara nga Shteti sic duhej të ishte dhe kjo është përgjegjësi e pushtetit qendror, lokal por edhe e administratorëve publik të cilët nuk kanë ushtruar ashtu sic duhet detyrën e tyre me kontrollet e vazhdueshme. Edhe në kuadër të reformëes së re, ne do të kërkojmë reformë institucionale që këto institucione të shtrihen në mbarë vendin. Kemi gjetur një konsensus të konsiderueshëm edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, por ky bashkëpunim do të duhet që të shtrihet në cdo institucion që të kemi mundësinë që të ofrojmë shërbimin në cdo institucion tonin. Po ashtu që të kemi mundësinë për të finalizuar riintegrimin e këtyre personave, në zyrat tona të punës, janë të udhëëzuara tashmë rekomandimet për punonjës të specializuar, për punësimin  e personave me aftësi të kufizuar. Punësim që ndihmon shumë palë; vetë përsonat që të kenë mundësinë të futen në tregun e punës, ndihmon skemën për të lehtësuar barrën e pagesave dhe ndihmon edhe familjen e personave me aftësi të kufizuar për të patur një jetë më të lehtë, por dua të them që kjo arrihet edhe me bashkëpunimin e punonjësve social, psikologëve, etj., pra na duhet të kemi një shoqëri që reagon si një e tërë në rastet e personave me aftësi të kufizuar. Është një problem shqetësues por që duhet të përballemi, është një problem shqetësues por një problem që shoqëria do të duhet të dijë si të reagojë. E mira është që tashmë kemi të gjitha mjetet dhe strategjirat për të mësuar si duhet të përballemi dhe si ta transformojmë sistemin.

Kemi punuar shumë dhe këtu do doja të përshëndesja e falenderoja edhe UNDP e cila po punon me ne për të realizuar një nga premtimet tona, që është aksesueshmëria.  Hartën e re të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar, por po ashtu kemi premtuar për realizimin e një sistemi modern për personat që nuk shikojnë, pra të gjuhës së shenjave që të ndihmojë dhe ata drejt rrugës së integrimit. Sic punuam me personat që nuk dëgjojë dhe në shkollën e tyre tshmë kemi ngritur një system që i nxit ata për të marrë një profesion. Po ashtu besoj që në mbledhjen e ardhshme të këtij Këshilli, do të na paraqitet projekti i përfunduar, i realizimit të një nga kërkesave shumë të mëdha që vijnë nga ky komunitetit, gjuha e shenjave, për të cilën kemi punuar shumë dhe tani jemi në fazën përfundimtare të tij.

Pra të nderuar anëtarë të këtij këshilli, tani jemi në fazën e hapave konkrete.Për t’i bërë këto, kemi nevojë për ndihmën tuaj, të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të këtij komuniteti, për përvojën dhe jetën tuaj, për të kuptuar së bashku se cfarë e si mund t’i bëjmë gjërat më mirë.

Ne e dime që me shumë përpjekje, me shumë punë dhe shumë dashuri, realisht ne mund të kemi institucione që mund të jenë shembull për shumë vende në rajon e më gjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?