Klosi: Së shpejti ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve në parlament
Klosi Librazhd – Fushata # Unë Mbroj Fëmijët
Klosi: Do të ketë 1 psikolog për 3 mijë fëmijë
Klosi: Cdo qytet, njësi të mbrojtjes së fëmijëve dhe qëndra emergjence
Klosi: Debat kombëtar për rritje të informimit dhe ndërgjegjsimit për të drejtat e fëmijëve
Klosi: Së shpejti ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve në parlament
Klosi: Ligji shumë herë më i ashpër për ata që dhunojnë fëmijët

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi inauguroi në qytetin e Librazhdit ngritjen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve. Në aktivitet, me prindër, mësues e nxënës të Shkollave të kësaj bashkie, ministri Klosi deklaroi se fushata Unë Mbroj Fëmijët, synon hapjen e një debati të madh kombëtar për njohjen nga të gjithë të të drejtave të fëmijeve.
“ Jo vetëm fëmijët në nevojë, ata në situatë rruge, të kërcënuar, abuzuar apo neglizhuar, por duhet të rritet sensibilizimi për njohjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve. “ Synimi i ligjit të ri të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, është sanksionimi në të i kritereve të rrepta për dhunën fizike apo verbale ndaj fëmijëve” . Ky ligj në bashkëveprim me ligjin e ri të Urdhrit të Psikologut, miratuar pak javë më parë në parlament do të bëjnë të mundur trajtimin dhe evidentimin më të shpejtë të rasteve të fëmijëve të dhunuar
Në përgjigje të interesimit të fëmijëve sesi duhet të veprojnë në rast të dhunës ndaj tyre, Ministri Klosi deklaroi se ka disa mënyra. Një nga këto mënyra është njoftimi në linjën 116 111, linjë që vë në dijeni njësitë e mbrojtjes së fëmijëve, që janë përgjegjësë për trajtimin e cdo rasti të tillë
Nje femije e pyeri ministrin: Keni parë ju zoti Ministër një fëmijët në situatë rruge? dhe ja pergjigjia e ministrit Klosi- Po. kam parë,rasti i fundit përpara dy netësh, mora në numrin e telefotini 116 111 dhe u përgjigj një zonjë, e cila nuk e dinte që isha ministri. Rasti u ndoq më pas nga njësitë e mbrojtjes së fëmijëve. Ne po i ngremë këto mekanizma në të gjithë shqipërinë. Kemi ngritur qëndra emergjence, dhe jëmi në këtë fushatë sensibilizimi në të gjithë vendin : # Unë Mbro Fëmijët, për të rritur informimi e të gjithë qytetarëve, gjithë shoqërisë të denoncojnë.
KOHA JONË SONDAZH

