Klosi: Shërbim më të mirë për komunitetet rome dhe egjiptiane

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi theksoi sot domosdoshmërinë e arsimimit dhe përkrahjes së fëmijëve dhe të rriturve të komuniteteve të margjinalizuara.

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të projektit “Arsimi Alternativ dhe Formimi Profesional”, ku ishte i pranishëm ambasadori i Zvicrës në Tiranë Cristoph Graf,  Klosi theksoi se “ky projekt është një përpjekje inteligjente dhe e realizuar në mbështetje edhe të partnerëve tanë zviceran, për një shërbim më të mirë ndaj komuniteteve të margjinalizuara, siç janë komuniteti rom dhe egjiptian”.

Sipas tij, ky model duhet të implementohet edhe në bashki të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky model është fare i thjeshtë: fëmijët të ndihmohen të shkojnë në shkollë dhe të rriturit të shkojnë në punë. Kjo është një fjalë që ne e themi shpesh, por ka ardhur koha e miratimit të një pakti konkret nga të gjithë partnerët”, nënvizoi Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri shprehu bindjen se ka ardhur koha që në këtë moment zhvillimi të vendit tonë të gjithë së bashku të jemi partnerë në një pakt të madh për Mirëqenien Sociale, pakt i cili do bëjë të mundur që të shkruajmë atë që kemi thënë në 25 vite dhe ti miratojmë ato të gjitha së bashku.

“Prandaj në çdo aktivitet të ngjashëm, Ministria e Mirëqenies Sociale do të jetë prezente, do të mbështesë dhe ofrojë të gjithë asistencën e saj në bërjen e politikave të shkruara, të cilat do duhet të jenë pastaj si një udhëzues për punën e përbashkët të të gjithëve ne që merremi me këto çështje”, tha ai.

Ministri Klosi falenderoi për mbështetjen ambasadorin Graf dhe përfaqësuesin të lartë të Kombeve të Bashkuara Brian William.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?