Klosi: Testimi i dytë për 550 punonjësit social. Kush nuk kalon largohet

Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi lancoi sot axhendën për fëmijët 2020. Axhenda për fëmijët 2020, është dokumenti strategjik për 5 vitet në vazhdim lidhur me prioritetet e qeverisë shqiptare për fëmijët.  Axhenda është një vizion për të ardhmen e fëmijëve në Shqipëri. Ajo synon të krijojë një mjedis, ku fëmijët të rriten të mbrojtur nga cdo forme dhune, të rriten të shëndetshëm dhe të arsimuar, të kenë mundësi të japin mendimin e tyre dhe të trajtohen me dinjitetin që u takon.

Ndihma për fëmijët do të thotë edhe shërbime që targetojnë prindërit, pasi forcimi i familjeve ndihmon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së fëmijës. Ndaj kjo axhendë parashikon ngritjen e programeve që do të mbëshesin një prindërim sa më të mirë dhe pozitiv.  Axhenda parashikon gjithashtu rritjen e cilësisë së edukimit dhe shëërbimeve shëndetësore për fëmijët, duke mundësuar aksesin për fëmijët më të përjashtuar nga këto shërbime baze.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, nga ky aktivitet njoftoi edhe fillimin e tekstimit të fazës së dytë të trajnimit të punonjësve që merren më fëmijët. Ai siguroi se çdo kush që nuk përmbush kriteret nuk do të jëtë më pjesë e shërbimit social.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Fjala e ministrit Klosi

Swiss Digital Mobile Reklama

Detyra specifike që Ministria e Mirëqenies Sociale ka është garantimi dhe mbrojta e të drejtave të fëmijëve. Vjen sot një material i parë i axhendës të vitit 2016-2020 për aktivizimin e gjithë shoqërisë shqiptare , pjesë e shoqërisë civile, institucione të pushtetit vendor apo atë lokal, për të pasur mundësinë që të kemi një axhendë të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëvë.

 Materiali që paraqitet është një material që unë e kam parë me shumë vëmëndje , një punë shumë e mirë e realizuar nga grupi I ekspertëve dhe ketu do doja shumë të falenderoja  Zv.ministren e Ministrisë  së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Znj. Bardhylka Kospiri që e ka drejtuar këtë grup pune , natyrisht gjithë mbështetjen që vjen nga ekspertët vendas dhe të huaj, nga ekspertët që vijnë nga shoqëria civile dhe natyrisht funksionimin e plotë që vjen nga UNICEF dhe do doja shumë që Antonella të ndjehej shumë mirë që ne kemi një produkt tashmë, i cili vjen si një punë e përbashkët e shumë e shumë ekspertëve.

 Por fakti që ne kemi një material nuk na bën ne të themi që kemi realizuar detyrën tonë. Vetë fakti që materiali vjen për vitin 2016-2020  në mesin e vitit 2016 tregon që nuk jemi mirë me kohën. Materiali sot duhet të ishte implementuar dhe 1/5 duhet të ishte aktive dhe kjo tregon që realisht nuk kemi bërë atë punë që duhet. Ne kemi pasur një debat me shumë nga ju për ligjin e ri të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëvë, tashmë ligj i cili është në parlament. Do doja shumë që të gjithë ju të ishit pjesë e diskutimeve, pasi diskutimi për ligjin është mbi cdo gjë në këtë fazë të strategjisë sonë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Do duhet shumë që ne të kuptojmë edhe nëpërmjet ligjit të ri  për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve se cfarë shteti shqiptar, qëndror apo lokal , çfarë vetë komuniteti I të rinjve dhe të rejave në vendin tonë, çfarë edukatorët, psikologët, etj, kanë në dorë të bëjnë që të ecim përpara.

 E vërteta është që ne dëshirat i kemi të mëdha, por tashmë kemi një axhendë deri në vitin 2020. Por sa janë të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të drejtat e fëmijëvë , sa ndjehen të përfaqësuar të gjithë ato edukatorë që punojnë në vendin tonë, sa ndjehen të vlerësuar dhe cilësisht të mbrojtur punonjësit social që do I duhet të marrin vendime për një fëmijë që ndjehet I abuzuar,  apo  në bazë të atributeve që I jep ligji të ketë forcën që t’i heqi prindërimin dy prindërve që nuk janë të denjë për të mbrojtur të drejat e fëmijëve të tyre. Axhenda do të jetë shumë e mirë për të gjithë ata që duan dhe japin kontribut për të drejtat e fëmijëvë.

 Shoqëria kupton se sa duhet të punojmë me një fëmijë që ndihet I dhunuar , që ka një familje që e dhunon, që ka një mësuese që I bërtet. Fëmijët vetë dhe prindërit të jenë pjesë e një fushate të tërë që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.  Ky material duhet të jetë një material jetësor dhe I përgatitur me më shumë përkujdesje nga të gjithë institucionet që merren me të drejtat e fëmijëvë.

 Për sa I përket shtyllave me të cilat ndërtohet materiali janë fare të qarta, c’bëjnë  institucionet shtetërore për të mbrojtur të drejtat e fëmijëvë, ku Ministria e Mirëqenies Sociale ka rolin e saj koordinator por ka dhe rolin e funksionit të vetë shërbimit kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëvë që duhet të jetë sa më aktive , duhet të ketë partneritet shumë herë më të madhë me pushtetin vendor. Gjatë stinës së verës kuptuam se jo të gjitha bashkitë ose njësitë ishin aktive për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kur shkon në terren I gjejnë njësitë por të drejtat dhe detyrat nuk janë aty ku duhet.

 Unë si ministër, si anëtar I kabinetit qeveritar ndjej përgjegjësi që duhet të bëjmë shumë më tepër punë me njësitë e pushtetit vendor për të harmonizuar veprimet e pushtetit vendor në terren. Eleminimin e të gjithë formave të dhunës është detyrimi I kësaj strategjie të re e cila ka të bëjë me mekanizmin për të goditur cdo shfaqje të dhunës , mekanizma të ngritura tashmë sesi institucionet duhet të veprojnë. Si vepron shkolla kur fëmija vjen I dhunuar nga familja, si vepron familja kur fëmija vjen I dhunuar nga shkolla, si vepron shoqëria kur ka mundësi të evidentojë një rastë dhune.  Ne kemi raste të shtuara denoncimi  dhe kjo sepse kemi folur shumë për këtë punë . Kemi numrat të vënë në dispozicion 116 – 111 do doja shumë ta falenderoja që është I gatshëm  të japi ndihmesë në rastet e emergjencës. Unë mendoj se jemi larg asaj vetëdije qytetare që duhet të ketë cdo njëri kur raporton një rast dhune, në të mirë të fëmijës, gruas apo atij mbi të cilin ushtrohet dhuna , i bënë mirë vetë asaj familje por i bën në mirë dhe shoqërisë.

 Ndjesia që raportimi nuk është spiunim por raportimi është mbrojtje e shoqërisë do duhet që shumë e më shumë të jetë pjesë e debatit dhe punës sonë të përditshme. Natyrisht ajo që unë e kam shumë shqetësim dhe ndjej që jemi në fazat e para është sistemet e shërbimeve më miqësore karshi fëmijëvë , në fushën e  zhvillimt të hershëm të arsimit.

 Në qoftë se kemi një moment që do duhet ta kuptojmë është se ka ardhur koha që me shumë forcë duhet të gjithë  të mbrojmë shërbimet sociale, sidomos karshi  fëmijëve që kanë nevojë për dorën e shoqërisë.  Kjo histori ka filluar dhe tashmë Shqipëria tregon që është solidare , Besoj se të gjithë keni parë një OJQ si “Fundjava Ndryshe”, raste të familjeve ose fëmijëve në situatë të mjerueshme. Aq sa bënë ajo nuk bejnë të gjithë institucionet bashkë.  Ne kemi filluar si ministri së bashku me shërbimin tonë kombëtar, në bashkëpunim shumë të ngushtë me bashkitë që ta cojmë përpara këtë diskutim me zgjidhje fare të thjeshta – të ndihmojmë familje të tëra me problemet që kanë.

 Në disa raste po të shikosh me fare pak investim me shumë më tepër donacion dhe shumë më tepër dashuri, ka mundësi që kjo axhendë reale të bëhet një axhendë për fëmijët dhe familjet në nevojë. Ne duhet shumë me forcë te vlerësojmë maksimalisht punën qe bëjnë përfaqësues të shoqerisë civile, te cilët merren me fëmijët me aftësi të kufizuar. Ne duhet të vlerësojmë shumë kontributin e gjithë intelektualëve shqiptarë që merren me këtë fushë. Ne po punojmë me UNICEF dhe të gjithë organizatat e Kombeve të Bashkuara perfshirë UNDP dhe organizata të tjera. Qëndra e kësaj agjensie nuk është vetëm për fëmijët që kanë probleme. Kjo do duhet të jetë një punë e madhe e bërë me të gjithë ju. Jemi shumë të fokusuar, tashmë kemi një draft-ligj të parë, kemi këtë axhendë deri në vitin 2020.  Ne duam shumë që të jemi së bashku në këtë përpjekje, duam cilësi më të mirë në institucionet tona. Ne kemi premtuar që do të kemi një informacion më të madh se cfarë ndodh me institucionet tona të përkujdesit.

 Në këtë kuadër ne kemi bërë një testim si një vit më parë, testim I cili ishte për të gjithë punonjësit social. Për 550 punonjës socialë, tashmë do të bëhet testimi I dytë në datën 5 dhe 6 tetor e lidhur dhe me datën 2 tetor që është dhe dita kundër dhunës. Kush nuk e kalon këtë testim nuk do të jetë pjesë e shërbimit social. Në datat 5 dhe 6 ky testim do të bëhet dhe duam shumë të jemi të monitoruar nga ju.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?