FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KLP interviston sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intervistojë sot kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Në garë janë Prokurorja e përkohshme që ka dy vite në detyrë Arta Marku, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, të cilët janë zyrtarisht nga KLP si kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Një ditë më parë Këshilli miratoi metodologjinë që do të përdorin anëtarët për të pikëzuar kandidatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi tha se rëndësi në vlerësimin e kandidatëve do ti jepet integritetit dhe aftësive menaxhuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për aftësitë profesionale ka një marzh vlerësimi nga ana e këshillit që është nga 1 deri në 20 pikë. Këtu anëtarët e këshillit orientohen që të shohin të kaluarën se çfarë eksperiencash pune kanë pasur kandidatët. Nëse ata në këto eksperienca pune kanë pasur rastin të administrojnë institucione, kanë pasur rastin të përfaqësojnë çështje në gjykatë”, tha kreu i KLP.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?