KLP kalon në “sitën” e vettingut kandidatët për në shkollën e Magjistraturës
Vettingut do t’i nënshtrohen edhe kandidatët që pranohen në shkollën e Magjistraturës. Ky proces bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kreu i të cili tha se nga 23 kandidatë, 4 janë skanuar.
Gent Ibrahimi: Ligjet e reja në kuadër të të cilave vepron këshilli, por edhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi diktojnë që edhe kandidatët që pranohen për të ndjekur shkollën e Magjistraturës para se të fillojnë studimet duhet të vetohen nga ana e këshillit. Ky është një proces që këshilli e merr shumë seriozisht.
Në këtë proces ne kemi skanuar deri tani 4 nga 23 kandidatët që janë pranuar në shkollën e magjistraturës. Sot do të shqyrtojmë raportet e verifikimit për 12 të tjerë.