FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KLP zgjedh drejtuesit e Prokurorive në disa qytete

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e fundit për vitin 2019, ka zgjedhur disa drejtues të Prokurorive në Kukës, Elbasan, Fier, Pukë dhe në Lushnje. Komisioni i Karrierës fillimisht për Prokurorinë në Kukës në Këshill solli tre emra, si Edmond Kariqi, Fahrije Vata dhe Rita Gjati. Anëtarët e KLP-së pas shqyrtimit të emrave votuan me 6 vota pro kandidaten e listuar Rita Gjati, e cila do të drejtojë këtë institucion për tre muajt e ardhshëm.

Votimet e KLP-së:
Kukës- Me 6 vota pro Keshilli voton prokuroren Rita Gjati ( Bazaj, Balla, Seiti, Cani, Esmeralda Cami, Beluri) si Drejtuese se Prok prane Shkalles se Pare Kukes me caktim te perkohshem 3-mujor

Elbasan- Miratohet me 6 vota proprojektaktit “Për caktimin e përkohshëm të Kreshnik Ajazi ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lushnje dhe Fier- Miratohen me 10 vota pro Violeta Shkurta ne pozicionin te drejtuesit te Prok se Shkalles se Pare Fier dhe Arben Dyla ne pozicionin te drejtuesit te Prok se Shkalles se Pare Lushnje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pukë- Miratohet me 9 vota pro (kunder Besnik Cani), projektaktit për caktimin e përkohshëm të Françesk Ganaj, aktualisht prokuror në Lezhë, ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?