KLSH kallëzon ish-regjistruesin dhe 3 specialistë të ZRPP-së në Elbasan

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori ish-regjistruesen dhe 3 specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan, pasi ka konstatuar një sërë shkeljesh dhe mangësish në zbatimin e procedurave ligjore në pranimin, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

Mësohet se KLSH-ja ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ish-regjistruesen R.P. dhe 3 specialistë të këtij institucioni, J.V. me detyrë Jurist, Z.I. me detyrë hartograf dhe A.K. me detyrë juriste, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar largimin nga detyra për ish-regjistruesin dhe 3 specialistët e ZRPP-së.

SHKARKO APP