Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

KLSH zbardh problematikat e projektit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë: Ja gjetjet kryesore

Aktualitet E mërkurë, 27 Korrik 2022 10:15
KLSH zbardh problematikat e projektit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë: Ja gjetjet kryesore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zbardhet raporti i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për projektin e ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloç. Nga ky raport janë zbuluar shkelje të ligjit nga Autoriteti rrugor shqiptar.

Në konkluzionet e auditimit thuhet se:

-Projektzbatimi origjinal është hartuar me mangësi të theksuara, sipas të cilave projekti është shoqëruar me rritje të konsiderueshme të kostos.

– Mungesa e financimit ka sjellë pasoja sipas të cilave vihet në diskutim vënia në funksion e rrugës, sidomos për lot 3.

– Për disa zëra punimesh janë bërë likuidime të pa argumentuara. Në mungesë të automjeteve të cilat duhet të viheshin në dispozicion të mbikëqyrësit të punimeve, ato janë furnizuar me vonesë, por edhe pse në mungesë të tyre janë likuiduar shërbime për to.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 23 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 39 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

-Projekti është shoqëruar me vonesa si për arsye të mos angazhimit të Kontraktorit konformë grafikut të punimeve, ashtu edhe për vonesa në miratimin e ndryshimeve të nevojshme në projektin origjinal, veprim i cili është shoqëruar me rritje të kostos së projektit si pasojë e rritjes së shpenzimeve konsulente për mbikëqyrjen e punimeve si dhe vënie me vonesë në eficiencë të investimit, duke mos arritur përfitimet e parashikuara nga projekti.

– Pavarësisht faktit se zbatimi i kontratave është në proces, nga ana e mbikëqyrësit të punimeve nuk janë zbatuar siç duhet termat e kontratës, për monitorim, dhënie instruksionesh, certifikim pagesash, etj.

Ndërkohë, në raport janë evidentuar edhe disa nga gjetjet dhe shkeljet kryesore.

Janë likuiduar shpenzime për automjete nëpërdorim të konsulentit, ndërkohë që automjetet nuk ishin vënë akoma në disponim.
Janë likuiduar volume punimesh të pakryera në fakt, për 3 (tre) zëra punimesh, në shumën 10,259.86 USD pa TVSH e cila përbën dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.
Përveç punimeve të cilat nevojiten të realizohen, si pasojë e shtesës në afatin e përfundimit të punimeve. nevojiten edhe shpenzime të tjera të cilat nuk ndikojnë në efektivitetin e punimeve siç janë shpenzimet e përgjithshme. Deri në përfundimin e afatit të parashikuar me 31.03.2020, janë parashikuar shpenzime shtesë për sigurime, kosto e operimit të automjeteve në disponim të mbikëqyrësit të punimeve, kosto laboratori dhe pagesa për drejtues mjeti me vlerë 363,541 USD, vlerë e cila përbën efekt negativ financiar.Për periudhën nga data 31.03.2020, janë realizuar shpenzime të tjera për aksesin e mbikëyrësit të punimeve. Për këtë periudhë këto shpenzime janë shtuar me vlerë 577,055.6 USD, vlerë e cila konsiderohet efekt negativfinanciar, e cila vjen si pasojë e mos realizimit të punimeve në afatin e përcaktuar në kontratë. Kjo vlerë i shtohet shpenzimeve të përcaktuara në auditimin e mëparshëm me vlerë 363,541 USD.
Në Lot 2, në një distancë rreth 300 m, trupi i rrugës është zhvendosur plotësisht duke bërë të papërdorshme edhe punimet e realizuara më parë për ndërtimin e murit mbajtës me gjatësi 150 m, shtresave rrugore, gërmimet etj. Nga përllogaritje të përafërta, vlera e punimeve të cilat janë realizuar dhe janë dëmtuar arrin në shumën 76 mijë USD,vlerë e cila përbën rritje të kostos së projektit.
Në preventivin e punimeve për Lot 3, zëri 2.2 “Shërbime për stafin e inxhinierit” është parashikuar furnizimi i 12 automjeteve në shërbim të mbikëqyrësit të punimeve dhe PMU, ndërkohë që për dy lotët e tjera janë parashikuar 5 automjete. Bazuar në pagesat e realizuara si pasojë e parashikimit të pa argumentuar në preventivin origjinal të punimeve, për këtë segment është shpenzuar më tepër vlera 110,000 USD e cila përbën rritje të pa argumentuar të kostos së projektit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

KLSH
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 26 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.