KMSH, bamirësi për 7300 familje në vigjilje të Muajit të Ramazanit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nisi fushatën e bamirësisë në ndihmë të 7300 familjeve në nevojë. Në vigjilje të Muajit të Bekuar të Ramazanit, komuniteti në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” shpërndanë pakot për familjet në vështirësi ekonomike duke shtuar se ky projekt me vlerë mbi 500 000 euro do të shtrihet në gjithë qytetet e Shqipërisë, ku çdo myftini do të bëjë shpërndarjen në qytetet respektive.

Në vigjilje të Muajit të Bekuar të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, ndërmarrin fushatën e bamirësisë në ndihmë të 7300 familjeve me vështirësi ekonomike në mbarë vendin tonë.

Fushata nisi në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Abdelmomen Mohammed Sharaf dhe disa përfaqësues të shoqatës shpërndanë një pjesë të pakove për disa nga familjet në nevojë të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij kryetari i KMSH-së falenderoi Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” për bashkëpunimin me KMSH-në në shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bujar Spahiu: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka pasur në qendër të vëmendjes gjithmonë njerëzit në nevojë, njerëzit invalidë, njerëzit jetimë. Janë shtresa që gjenden kudo dhe sipas mundësive tona jemi munduar që ti shërojmë këto plagë të tyre.

Ndërsa ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë falënderoi KMSH-në për bashkëpunimin dhe tha se është i nderuar që merr pjesë në shpërndarjen e ndihmave që ofrohen nga qendra e Mbretit Selman.

Fushata konsiston në shpërndarjen e pakove me ndihma të ndryshme ushqimore. Fillimisht pakot me nga 80 kg ushqime secila (600 ton), do t’ju dorëzohen përfaqësuesve të KMSH-së në çdo qytet të vendit, më pas këta të fundit do t’jua shpërndajnë familjeve në nevojë.

Ky projekt me vlerë mbi 500 000 euro do të shtrihet në gjithë qytetet e Shqipërisë, ku çdo myftini do të bëjë shpërndarjen në qytetet respektive.

Shpërndarja e të gjitha pakove do të realizohet brenda datës 10 maj.

RTV Ora - KMSH, bamirësi për 7300 familje në vigjilje të Muajit të Ramazanit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?