Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Koalicion PS-PD? Presidenti Meta: Le ta shpallin që tani, por ta dinë se do t’i mundë i vetëm Boikeni i Vetëvendosjes

Koalicion PS-PD? Presidenti Meta: Le ta shpallin që tani, por ta dinë se do t’i mundë i vetëm Boikeni i Vetëvendosjes

Aktualitet
E enjte, 15 Prill 2021 15:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot ftesën e Edi Ramës për koalicionin me Partinë Demokratike. Në konferencën e dhënë sot për mediat në Presidencë, Meta tha se çdo koalicion i shpallur para ditës së votimeve është i ligjshëm dhe shtoi se nëse partitë duan diçka të tillë le ta bëjnë sa më shpejtë.

Meta shtoi me ironi se po të duan edhe 12 partitë që janë në listën e votimeve le të bëjnë bashkëpunim, por do i mposhtë i vetëm Boiken Abazi i Vetëvendosjes.

“Ftesa e Ramës ishte shumë e “sinqertë”, si gjithmonë, siç ishte ftesa e 17 majit. Përgjigjja ime në parim është kjo: ka moral, ka legjitimitet çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do të bëj PS me PD ta shpallin që tani, në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI me PS ta shpallë që tani, duan ta bëjnë të treja, ta shpallin që tani. Të jeni të sigurt do t’i mundë Boikeni edhe i vetëm”- tha Meta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përgjigjet e Presidentit Meta për pyetjet e gazetarëve sot në konferencë:

Pyetje (Koçi nga A2CNN): Zoti Presidenti, si e komentoni ju kërkesën e Kryeministrit për një bashkëpunim, për një bashkëqeverisje midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike? Dhe në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, a e ka zbuluar Presidenti “patronazhisten” e vet, e cila në 2013-n e ka nxjerrë votues të Partisë Socialiste?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 Presidenti Meta: E kam emrin dhe e përqafoj, por Presidentin e kanë në patronazh 500 “fuksa” dhe është shumë i lumtur për këtë gjë.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për ftesën e Ramës?

Presidenti Meta: Ftesa e Ramës është “shumë e sinqertë”, si gjithmonë, siç ishte ftesa e 17 majit, siç kanë qenë të gjithë ftesat. Përgjigja ime në parim është kjo: Ka moral dhe legjitimitet çdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë. Do ta bëjë PS-ja me PD-në? Ta shpallin që tani në mënyrë që të marrin një votëbesim plebishitar. Do ta bëjë LSI-ja me PS-në? Ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të tria? Ta shpallin që tani. Duan ta bëjnë që të dymbëdhjeta? Ta shpallin që tani! Të jenë të sigurt se do t’i mundi Boikeni (Abazi), edhe i vetëm.

Mund t'ju interesojë

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 23 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 28 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 56 minutash

Pyetje (Ambrozia Meta nga “Syri TV”): Ju keni kaluar shumë ditë në Vlorë kohët e fundit, prej nga akuzoni Damian Gjiknurin dhe Afrim Qendron se po përpiqen të bëjnë një “tërmet” votash duke kërcënuar dhe duke shantazhuar qytetarët. A keni prova për këto akuza ndaj tyre? Aty në Vlorë Zoti President, a po mundohet Kryeministri Edi Rama ta përçajë opozitën duke luajtur një lojë me kampet?

Presidenti Meta: Se ç’po bën numri 8-të në Vlorë, unë këtë gjë nuk e di! E di që kishte një skenar për të marrë 9-të, pa ndeshje fare. Ky skenar është përvëluar dhe është djegur. Për këtë kam njoftuar edhe përfaqësuesit e opozitës.

 Pyetje: Provat?

Presidenti Meta: Doni ju provë më të madhe se sa biseda telefonike e para pak ditësh që u bë publike, ku Damiani u inkurajua për të bërë edhe një tërmet tjetër në Vlorë?! Po atje nuk ka burra Damiani! Atje ka burra pushke kur bëhet fjala për sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë! “Çuna problematikë” nuk ka më në Vlorë!

Se të gjitha gratë dhe vajzat problematike të Vlorës, ju e kuptoni se çfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëve. Ata janë mësuar me çimka, që i kanë në rreth apo që kanë ndonjë edhe në opozitë dhe që janë dënuar edhe jashtë për trafikime vajzash. Presidenti i Republikës as nuk i shet dhe as nuk i trafikon kurrë, përkundrazi do ta mbrojë nderin dhe dinjitetin e vajzave, grave të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë. Këtë ta dijë ai dhe t’ia thotë edhe Gurusë!

Nesër, e njoftoj Damianin për efekte transparence, se jam  prapë në Vlorë dhe pasditë do të jem në televizionin “6 plus 1” dhe është i ftuar sërish atje, të vijë! Po ia bëj këtë favor meqenëse ka të dhëna Damiani se unë shkoj fshehtas në Vlorë dhe ku e di unë se ç’takoj andej… Për bandën e Astirit? Janë ata që kërcënuan kryetarin e Bashkisë së Vlorës, që të jepte dorëheqjen, që të vihej në një vend humbës, në mënyrë që edhe vartësi i tij që ishte banda e Astirit, që i dha 20 milion euro një recepsionisti, të merrte drejtimin edhe formal, se real ka një vit e ca ai që e ka marrë atje!

Pyetje: Po skenari për të cilin keni njoftuar opozitën?

Presidenti Meta: Skenari është përvëluar! Është përvëluar ky skenar! Nuk ekziston ky skenar më! Është i qartë! Si shumë skenare të tjera.

 Pyetje (Eksiola Shehu, Euronews Albania): Ju keni udhëtuar shpesh drejt qytetit të Vlorës…

Presidenti Meta: Nesër prapë atje jam. Ejani edhe ju! Edhe ditën e numërimit do të jem në Vlorë! Ta dinë të gjithë numëruesit, komisionerët e opozitës, të gjithë! Në qoftë se u kanë marrë lekët “Bandës së Astirit”, t’i mbajnë lekët, por të kenë mendjen në mësim se janë nën monitorim të gjithë!

Pyetje:  Krahas angazhimit të të parit të listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, zotit Luan Rama, kemi parë ditët e fundit një angazhim të shtuar të zotit Vasili, po ashtu edhe të zotit Haxhinasto. Zoti Meta, a keni ju dijeni se çfarë po ndodh në LSI-në e Vlorës?

 Presidenti Meta: Zero interes për LSI-në e Vlorës dhe të Shqipërisë! Interesi më i madh është për të mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe ju e dini se çfarë ndodh. Unë i ftoj qytetarët e Vlorës që të jenë të qetë, të mos intimidohen nga askush, të denoncojnë në portalin e Institucionit të Presidentit të Republikës siç kanë ardhur shumë denoncime, pjesë e këtij skenari që sqarova, siç ka edhe skenarë të tjera, të Durrësit, të Elbasanit, me emra, me mbiemra, me të dhëna, siç ka edhe një skenar me ndërhyrje në Njësinë 10 me votimin elektronik që do të eksperimentohet dhe do të jetë numërimi i parë në Tiranë. Pra, ka shumë, siç janë edhe shumë fakte të tjera që ju i dini. Siç është rrëmbimi i të dhënave personale të qytetarëve të Shqipërisë për t’i vendosur nën survejimin e “fuksave” të “mavisë”, se ata socialistë kurrë nuk mund të jenë dhe njerëz të ndershëm e me integritet.

Ju kam dhënë fjalën, që më 25 prill do të triumfojë referendumi për mbrojtjen e Kushtetutës, në themel të së cilës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme! Triumfi do të nisë nga Vlora!

Pyetje (Dafina Kola nga MCN): Zoti Meta, referuar edhe deklaratave të Kryeministrit Rama për bashkëqeverisje PS-PD, në cilësinë e Presidentit të Republikës, a keni informacione se këto deklarata të Kryeministrit kanë një mbështetje nga jashtë?

Presidenti Meta: Unë ju thashë: Të gjitha partitë bashkë të bëjnë koalicion dhe ta shpallin sot! Boikeni do t’i mundë, i vetëm, kandidati i “Vetëvendosjes”, të jeni të sigurt! Ka ikur koha se u bënë tetë vite që tallen me popullin e Shqipërisë! 25 prilli është prova e zjarrit për të gjithë! Do të përvëlohen të gjithë ata që janë talluar me qytetarët e Shqipërisë! Demokracia nuk është lojë, por në radhë të parë është sundimi i ligjit! Ligji i barabartë për të gjithë fillon te vota e barabartë për të gjithë, që nga vota e Presidentit me qytetarin më të thjeshtë të Shqipërisë! Vetëm kjo e çel dhe e zhbllokon rrugën europiane të Shqipërisë, që mbahet peng prej zgjedhjeve të Dibrës, të “Tërmetit” dhe të Durrësit e kështu me radhë.

Pyetje: Zoti Meta, ju bëtë një denoncim, se kështu thatë që tashmë e keni dërguar në organet e drejtësisë.

Presidenti Meta: E keni në të gjitha mediat. Kam bërë edhe të tjera. Do të bëj edhe të tjera.

Pyetje: Si do t’i identifikoni këta që kanë falsifikuar dokumentet ditën e zgjedhjeve?

Presidenti Meta: Presidenti ditën e zgjedhjeve do të jetë në terren. Është në komunikim me të gjithë qytetarët online. “Qytetari dixhital” është vigjilent, non-stop, 24 orë në 24, kështu i zbulojmë ne skenarët… Ka edhe çimka patriote…

Etiketat e lidhura

Afrim QendroDamian GjiknuriLuan Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 13 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 15 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 23 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 28 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.