Koalicioni LZHK-BD dorëzon listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë në 61 bashki

Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar dhe Bindja Demokratike kanë dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për Këshillat Bashkiak pasditen e sotme.

LZHK dhe BD të cilët janë në koalicion, kanë dorëzuar listat për 61 bashkitë e vendit.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka bërë të ditur se do të dalin me kandidatë të përbashkët për këshillat bashkiakë. Për sa i përket garës për kryetarë bashkie, Shehi ka deklaruar se do të nxjerrë vetëm disa kandidatë në disa zona.

SHKARKO APP