Kocaqi: Nuk mund të ketë republikë parlamentare pa Gjykatë Kushtetuese
Në një intervistë për RTV Ora, historiania Elena Kocaqi tha se reforma elektorale është një ndër kushtet për hapjen e negociatave me vendin tonë.
Për Kocaqin nuk mund të ekzistojë një republikë parlamentare pa një Gjykatë Kushtetuese pasi ruan balancat mes institucioneve.
Kocaqi: Reforma elektorale është një kusht për negociata, pasi varet se si zgjidhen parlamentarët. Në këtë rast zgjedhet e përgjithshme janë shumë të rëndësishme për stabilitetin politik dhe për të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Ne kmei një shtet që ka disa vite pa Gjykatë të Lartë. Janë shumë dosje në këtë gjykatë sa nuk të ketë kohë për t’i parë, lëre pastaj për t’i shqyrtuar. Nuk mund të ekzistojë një republikë parlamentare pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo gjykatë është e rëndësishme për të mbajtur ekuilibrin mes institucioneve. Në mungesë të kësaj gjykate ne i jemi drejtuar Venecias, por ajo nuk ka fuqi sa Gjykata Kushtetuese sepse ka fuqi këshilluese.
Kocaqi tha se ndryshimet kushtetuese duhet të ishin bërë me debat publik dhe se listat duhet të jenë 100% të hapura.
Kocaqi: Ndryshimet kushtetuese duhet të ishin bërë me një debat publik. Ndryshimi i Kushtetutës duhet të ishte bërë me një debat publik. Ne nuk do të dimë se si do të vazhdojë procesi më pas. Unë besoj se listat do të jenë 100% të hapura, për të kuptuar se çfarë do populli dhe çfarë kërkon ai. Unë nuk mendoj se aktualisht ka një garë në parti. Po ashtu duhet të ketë një garë kombëtare. Deri më tani kemi pasur deputetë kukulla. Për mua është më e rrezikshme mbyllja e listave se vitet e fundit kemi pasur persona me probleme me precedentë personale. Në këtë rast kryetarët do të jenë përgjegjës për vënie e kandidatëve në lista.
Nuk patëm një marrëveshje domethënëse se nuk u lëshua pe nga pozita. Nuk patëm hapje të plotë të listave. Publiku është i interesuar që t’i votojë vetë kandidatët. Kishim dy marrëveshje. Për mua e vetmja gjë e ndryshimeve kushtetuese ishte hapja e listave, ndërsa mënyra se si u bë ishte pa konsensus. Me Kodin Zgjedhor duhet pasur shumë kujdes se në disa pjesë do të përcaktohen gjëra të rëndësime për zgjedhjet. Ka një presion nga opozita jashtëparlamentare dhe ndërkombëtarët që të ketë një reformë me konsensus. Por votat i ka opozita parlamentare, prandaj mund të bëhet e vështirë ndërmarrja e një reforme. Duhet një marrëveshje me të dyja palët.
Kocaqi shtoi se çështjet zgjedhore mund të zgjidhen brenda ditës, por nuk ka vullnet pasi bëhet cdo gjë për të mbajtur pushtetin
Kocaqi: Shqipëria ka 30 vite që nuk i ka zgjidhur këto çështje, sepse mund të zgjidhen brenda ditës. Fare mirë mund të zgjidhësin komisionerë juristë. Po këtu bëhet çdo gjë për të mbajtur pushtetin dhe si të bëhet hile që të kenë komisionerët e vet që të mos vidhen votat. Në çdo vend të botës del brenda ditës, ndërsa ne brenda 1 viti ose 6 muaj dhe pastaj kontestohet. Kjo gjë dëmton procesin e integrimit nëse zvarritet. Pa një reformë elektorale në mënyrën e drejtë se si zgjidhen parlamentarët, nuk mund të pretendojmë për një shtet të së drejtës.