Koçi për tensionet në Kuvend: Politika është bërë teatër, Noka meriton kartonin e kuq çdo seancë

Petro Koçi ka fajësuar opozitën për mungesën e debatit në Kuvend dhe krijim të qëllimshëm tensionesh. Ai tha se përplasjet dhe incidentet parlamentare përdoren për të zhvendosur vëmendjen nga diskutimet thelbësore mbi çështjet e rëndësishme.

“Një nga arsyet kryesore është opozita. Kjo është një opozitë që di të përjashtohet. Di se si të përjashtohet. Dhe brenda partisë disa dinë dhe të vetë përjashtohen sepse Flamur Noka nuk është Kamavinga që po themi ka marrë një karton të kuq me pikëpyetje.

Me sjelljet që bën Flamur Noka e meriton pothuajse në çdo seancë kartonin e kuq dhe kam përshtypjen se kjo punë aty bëhet me ndërgjegje. Për të shmangur debatin thelbësor çfarë bëhet? Pushtohet foltorja, merret kartoni i kuq edhe humbet debati. Nganjëherë më duket sikur është trafiku i influencës së botës së korruptuar të të gjitha palëve”, u shpreh Koçi në A2 CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se sjelljet në sallë janë shpesh të paracaktuara dhe e kthejnë politikën në teatër, duke bërë që të humbasë thelbi i debatit dhe cilësia e përfaqësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?