Koçi: Strehojmë muxhahedinët s’kemi mundësi për emigrantët

Shqipëria nuk ka mundësitë dhe kapacitetet për të pritur emigrantët sirianë në vendin tonë. Kështu ka deklaruar zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koci gjatë një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV.

Një tjetër argument per të mbyllur kufinjtë sipas Kocit është dhe fakti se tashmë Shqipëria e ka marrë një angazhim ndërkombëtar për të pritur 3000 muxhahedinë dhe nuk mund të presë më të ardhur të tjerë.

Gjithashtu zv.ministri i Mbrojtjes ka shtuar se nëse Shqipëria do të hapë kufinjtë për emigrantët do ti duhej më parë të kishte një marrëveshje me Italinë dhe Malin e zi pasi qëndrimi i tyre në vendin tonë do të ishte vetëm tranzit.

Një marrëveshje e tillë me këto dy vende nuk ekziston dhe ky është një tjetër argument se pse Shqipëria nuk hap dyert për emigrantët shtoi Koci. Sipas tij qëndrimi për një kohë të gjatë në kampet tona do ta transferonte në Shqipëri krizën e emigrantëve me të cilën po përballet prej muajsh Greqia dhe Maqedonia.

SHKARKO APP