Koçiu: 9 mijë pacientë u trajtuan në Spitalin e Sarandës nga qershori, 714 të huaj
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, vizitoi Spitalin e Sarandës, i cili gjatë muajve të verës përballet me një fluks të lartë qytetarësh dhe turistësh që kërkojnë shërbime shëndetësore. Koçiu theksoi se popullsia e Sarandës rritet 3-4 herë gjatë sezonit turistik, duke shtuar ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që marrin trajtim në spital.
“Vetëm nga qershori deri në mesin e gushtit janë trajtuar rreth 9 mijë pacientë, mes tyre 714 turistë të huaj,” u shpreh ministrja.
Ajo informoi gjithashtu se urgjenca e spitalit pret deri në 200 raste çdo ditë. “Falë stafit të përkushtuar dhe strukturave të angazhuara, garantojmë që çdo qytetar dhe vizitor të marrë ndihmën në kohë dhe me profesionalizëm,” shtoi Koçiu.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, falë punës së stafit mjekësor dhe mbështetjes nga qendrat shëndetësore verore, spitali i Sarandës ka arritur të ofrojë shërbime të pandërprera dhe cilësore gjatë gjithë sezonit turistik.
KOHA JONË SONDAZH

