Koçiu: Për herë të parë në Shqipëri, “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” realizon me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare
Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Albana Koçiu, ka ndarë në rrjetet sociale atë që ajo e ka quajtur dhe vlerësuar si
Një tjetër hap përpara për mjekësinë shqiptare!
Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë të rikthejnë shëndetin e tyre. Kjo procedurë inovative, e cila kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën, është një arritje për sistemin tonë shëndetësor dhe një dëshmi e përkushtimit të mjekëve tanë për të sjellë teknologjitë më të avancuara në Shqipëri.
Mirënjohje për ekipin e mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses: Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj.
Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, ata kanë ngritur standardet e kujdesit shëndetësor në vendin tonë, duke na bërë krenarë që Shqipëria tashmë renditet mes vendeve që ofrojnë këtë procedurë të avancuar kirurgjikale.