Koços i kërkojnë mandatin dhe ai flet për legalizimin e kanabisit

 

Në kohën kur në Kuvend, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve po diskuton kërkesën e PD-së për heqje të mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, ky i fundit bën apel nga QSUT-ja për amnisti të të gjitha krimeve të lidhura me kanabisin.

”Amnisti themelore për të gjitha krimet e kanabisit. Do liroheshin shumë djem e vajza që s’i kanë bërë dëm askujt përvec vetes së tyre. Dua t’i bëj apel opinionit tonë publik të sensibilizojë reformë të legjislacionit tonë penal që lidhet me marijuanën që Shqipëria të ketë një legjislacion të arsyeshëm penal për krimet që lidhen me marijuanën”,-tha Kokëdhima.

Lidhur me mbledhjen që zhvillohet në Kuvend, deputeti i Vlorës ka thënë se nuk ka ndërmend të merret me “boritë e Saliut”.

“Unë kam axhendën time të punës dhe s’preferoja ta harxhoja këtë kohë për të bërë debate politike me boritë e salit, por për nevojat e qytetarëve të mi dhe të popullit. S’e kam shpërdoruar kohën time për t’u marrë me shpifjet e pafundme të Saliut sic ka bërë gjithmonë”,- tha Kokëdhima.

Ai ka mohuar të ketë përfituar para publike, pas marrjes së mandatit të deputetit. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Kokëdhima përfaqësohet me avokatin e tij.

SHKARKO APP