Kodheli: Do përfaqësojmë interesat e Kosovës në NATO
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është takuar me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Gjatë një konference të përbashkë t për shtyp, ministrja Kodheli i ka uruar Demollin për detyrën e re duke ofruar mbështetjen dhe ndarë vullnetin për thellimin e bashkëpunimit.
Ndërkaq, ministri Demolli tha se në këtë takim kanë biseduar për çështjet e bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe për thellimin e këtij bashkëpunimi.
“Gjatë këtij takimi si ministër i FSK-së, falënderova ministren e Mbrojtjes, për kontributin e dhënë në ekipin këshillues.
Kosova dhe Shqipëria nuk ndajnë vetëm kufijtë dhe gjuhën, por qëllimet e përbashkëta, forcimin e partneritetin me SHBA-të dhe shtetet e tjera perëndimo re. Shqipëria ka qenë gjithmonë aleat i Kosovës, duke mbështetur dhe përfaqësuar interesat e Kosovës në NATO. Me nënshkrimin e planit për 2015, ne presim që përvojat e Shqipërisë në NATO të mësojmë shumë. Të ngremë grupet e punës”, tha Demolli.
KOHA JONË SONDAZH

