Kodheli i uron 51 vjetorin Batalionit të Mbështetjes të FA

Ministrja e mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli me rastin e 51 vjetorit të krijimit të Batalionit të Mbështetjes të FA i ka dërguar një letër urimi komandantit të këtij batalioni, Kolonel Petrit Dajlani.

Ministrja Kodheli ka vlerësuar kontributin e Batalionit të Mbështetjes, veçanërisht në ditët më të rëndësishme të përpjekjeve të FA për anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Në radhët e këtij batalioni, është shprehur ministrja Kodheli kanë kaluar shumë oficerë, të cilët në karrierën e tyre të mëpasshme kanë drejtuar me përgjegjësi të lartë strukturat ushtarake të vendit tonë.

Letra e plotë e ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kolonel Dajlani,

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot është një ditë e shënuar në historinë e njësisë që ju drejtoni. Pesëdhjetë e një vjet më parë, elementët ruajtës të Shtabit të Përgjithshëm u përforcuan për të kaluar në nivel batalioni. Kjo njësi elitë ushtarake, e quajtur Batalioni i Sigurimit të Shtabit të Përgjithshëm, e më pas Batalioni i Mbështetjes ka qenë pjesë e pandashme e historisë së Forcave tona të Armatosura, e veçanërisht në ditët e rëndësishme të përpjekjeve tona për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Në radhët e këtij batalioni kanë kaluar shumë oficerë, të cilët në karrierën e tyre të mëpasshme kanë drejtuar me përgjegjësi të lartë strukturat ushtarake të vendit tonë. Ata janë shembujt më të mirë të lidershipit ushtarak. Shpresoj që kjo traditë të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Ju uroj gjithë të mirat, pres nga ju profesionalizëm dhe operacionalitet të lartë, ashtu si në 51 vitet e deritanishme.

Punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme.

Mimi Kodheli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?