Kodheli: Mbrojtja trashëgoi 14.3 milionë lekë borxhe, shlyem 90 %

 

Në seancë plenare po vijojnë diskutimet për projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2014”.

Në fjalën e saj Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka pasqyruar në diskutimin se çdo zë që ka konsumuar buxhetin në dispozicion të dikasterit që ajo drejton, për vitin 2014, një konsum i konsiderueshëm i është bërë këtij buxheti nga borxhi shumë i lartë i akumuluar ndër vite dhe i trashëguar nga qeveria paraardhëse“.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi trashëguar një borxh prej 14.3 milionë lekë i akumuluar që nga viti 2008, por i papublikuar, i cili është shlyer në masën 90% të tij”, shprehet Kodheli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Mbrojtjes ka menaxhuar me efikasitet të plotë buxhetin e 2014-ës, duke përmbushur detyrimet, si në kuadër të FA-së në NATO, ashtu edhe në aspektin e përmirësimit të shërbimit, përgatitjes ushtarake, infrastrukturës, motivimit të personelit, arsimimit dhe trajnimit të tij. Një zë i shpenzimeve në këtë buxhet ishte motivimi i personelit dhe arsimimi, ku janë rishikuar pagat në disa sektorë prioritar dhe janë bërë ndryshime në trajtimin e disa prej profesioneve të vështira. Aktualisht  150 studentë dhe ushtarakë studiojnë në akademitë dhe shkollat më të njohura në botë”, ka shtuan më tej Ministrja Kodheli.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?