Kodheli: Po presim identifikimin e 4 viktimave

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një konferencë për media nga selia e Kryeministri dha sot detaje për operacionin e shpëtimit të pasagjerëve në anijen “Norman Atlantic”.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion. Operacioni u bë në situatën të vështirë, deti 7-8 Ballë, erën e madhe. Më vjen mirë që pothuajse ka përfunduar me evakuimin e shqiptarëve dhe padyshim të gjithë pasagjerëve të tjerëve”,- tha Kodheli.

Ajo vlerësoi punën e bërë nga marina shqiptare dhe ekuipazhet e dy anijeve që janë përfshirë në operacion. “Nga informacionet e fundit që kam, kanë humbur jetën 5 personave. Një qytetar grek dje dhe 4 të tjerë sot, për të cilët po pritet identifikimi. Komandën e operacionit e drejtoi partneri ynë Italia, me tre anije luftarake. “San Giorogo” ishte anija që mori komandën. Pjesë e operacionit ishte anija jonë “Butrinti”, e cila ishte në operacion për 14 orë. Pas kthimit të saj është nisur në operacion anija jonë, “Lissus”. Dua të falënderojë djemtë e ekuipazhit në punën e jashtëzakonshme që kanë bërë”,- u shpreh Ministrja Mimi Kodheli.

SHKARKO APP