Kodi i ri Rrugor, eksperti: Restorantet të pajisen me test alkooli
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se restorantet duhet të kenë testin e alkoolit, në mënyrë që përdoruesit e makinave të kenë mundësi të dinë nëse janë në gjendje apo jo që të marrin timonin.
“Shumë lokale dhe restorante është e mira të kenë një test alkooli, që klientët të masin sasinë e alkoolit para se të marrin timonin. Ka shumë vende që e përdorin këtë”, tha Softa.
“Kur ke ndërmend të konsumosh shumë pije alkoolike, më mirë merr një taksi. Gjithashtu, përdorimi i telefonit kur je duke ngarë makinën është problematik.
Nga statistikat ka dalë që një sekondë me sytë në celular është e barabartë me 100 metra ecje me makinë. Domethënë, është si të ngasësh me sy mbyllur për 100 metra. Kjo është arsyeja që edhe në vijat e bardha kemi pasur aksidente, në qytete”, shtoi eksperti i sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

