Kodi Zgjedhor, Gjekmarkaj: Çështja është a është një ligj që qeveria po kërkon t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë
Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se opozita e ka jetike të shkojë në propozimet e saj për reformën zgjedhore edhe përtej rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Gjekmarkaj tha në “Real Story” në News24 që qëndrimi i ambasadorëve tek dera e opozitës është gabim, pasi nuk është opozita ajo që jep garanci.
“Unë mendoj që në situatën ku jemi që edhe nëse do kërkonte qiqra në hell opozita, kryeministri duhet të nxirrte në ekran dhe qiqrat dhe hellin. Çështja është a është një ligj që qeveria po kërkon t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë. Ne e dimë që administrata është krejt politike. Ne nuk biem dakord për një Prokuror të Përgjithshëm imagjino për 16 mijë veta. Në këtë kontekst opozita e ka jetike ta ketë përtej rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Opozitës i mbetet që të ruajë frika vreshtin, ta ruajë me të vetin. Mua më duket se mund të realizohen të dyja dhe qasja biometrike dhe përfaqësimi i votës”, deklaroi Gjekmarkaj.
Ndërsa analisti Roland Lami shprehet se reformat zgjedhore gjithmonë iniciohen nga opozita. “Është logjike që ambasadorët të rrinë më shumë tek dera e opozitës se tek e qeverisë”, thotë ai por kundërshtohet nga Gjekmarkaj i cili shprehet: “Po rrinë gabim sepse opozita nuk mund të japë garanci”.