“Koha Jonë” i shpreh ngushëllime kolegut të saj, Qamil Xhani për humbjen e babait

Redaksia e gazetës “Koha Jonë” shpreh ngushëllime të sinqerta, kolegut të saj, Qamil Xhani, për humbjen e babait. Në këtë ditë ndarjeje me të shtrenjtin e tij, të gjithë i jemi pranë Milit, për t’i shprehur solidaritet dhe mbështetje.

Secili nga ne do të jetë sot në Kajcë të Përmetit, për të hedhur një grusht dhé mbi varrin e atij babai që na dha një mik dhe një koleg si Milin. Do të jemi atje shpirtërisht, për t’i dhënë lamtumirën atij babait që ka sakrifikuar gjithçka që të lërë pas nderim dhe mirënjohje.

Redaksia

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?