Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Koha Jonë” në dyvjetorin e saj. Vazhdimisht e sulmuar, përherë e fituar

35 vite KOHA JONË E premte, 9 Tetor 2020 20:02
“Koha Jonë” në dyvjetorin e saj. Vazhdimisht e sulmuar, përherë e fituar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Botuar me 12 maj 1993

Dje, më 11 Maj, pionierja e shtypit të pavarur shqiptar, gazeta “Koha Jonë” festoi dyvjetorin e lindjes së saj si gazetë e pavarur. Lindi në një qytet të vogël me 10 mijë banorë por me një shpirt të madh poetik. Fillimisht me një tirazh një mijë kopje, por shumë shpejt zëri i saj gjithmonë i guximshëm e i vërtetë u kërkua të dëgjohej nga më shumë se dy apo trefishi i banorëve të këtij qyteti, në të gjithë Shqipërinë. Brenda dy-tre muajve, “Koha Jonë” me sinqeritetin e saj arriti të hyjë në 25 apo 30 mijë familje anembanë Shqipërisë e më pas edhe jashtë vendit, duke u bërë kështu një nga burimet më të sakta të informacionit. Përherë e dashur, përherë e kërkuar, gjithmonë e mirëpritur. Shpesh na kanë pyetur, kemi pyetur edhe veten; Pse ka ndodhur kështu?

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 20 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore

NJERËZIT KUDO QË JANË DUAN TË VËRTETËN. Kjo ka qenë gjithmonë përgjigja, por edhe qëllimi i punës sonë. “Koha Jonë” ashtu siç u bë menjëherë e dashur, shumë shpejt u sulmua nga pushteti me mënyrat dhe format nga më të ndyrat e nga më absurdet. Fillimisht nga pushteti lokal socialist e më pas nga ai qendror demokratikas. Tashmë njihen historitë e mundimshme të kësaj gazete me Kontrollin e Shtetit, të cilat shumë shpejt do të bëhen objekt i trupave të humorit shqiptar, e më pas do të tregohen si përralla. Askujt nuk do t’i besohet pas disa vitesh se brenda një viti, një gazete private do t’i dërgoheshin mbi 40 grupe kontrolli shtetëror dhe do t’i hapeshin katër çështje për ndjekje penale. Të tilla absurditete për shtypin e lirë, i ndodhën vetëm gazetës “Koha Jonë”, e drejtuesve të saj. Megjithatë, të gjitha akuzat, kontrollet e çështjet penale, siç e dini dështuan me turpin e akuzuesve. Ajo çka mbeti nga këto akuza ishte stërmundimi fizik, moral e shpirtëror i drejtuesve e gazetarëve, por edhe emri e autoriteti i madh që mori kjo gazetë në përleshjet me ligjet absurde të diktatorit Enver Hoxha të servirura përballë kësaj gazete nga jo diktatori Sali Berisha. Duke kujtuar mundimet tona, na gëzon pa masë suksesi i gazetës, na gëzon fakti mjaft i rëndësishëm që mundëm ta mbanim gjallë dallëndyshen e parë të shtypit të pavarur shqiptar. Në këtë dyvjetor nuk deshëm t’i kujtonim këto mundime, por jeta e kësaj gazete nuk mund të kuptohet e ndarë nga absurditetet e pushtetit, të cilat urojmë dhe shpresojmë të kenë përfunduar. Është e vështirë për gazetarin të flasë për punën e tij, pasi kjo vlerësohet vazhdimisht nga mijëra lexues që shijojnë këtë punë mjaft të lodhshme e tepër interesante, por me këtë rast deshëm të uronim dhe falënderonim të gjithë bashkëpunëtorët e “Koha Jonë”. Të gjithë publicistët, shkrimtarët, politikanët, juristët, ekonomistët, studentët e specialistët e ndryshëm të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në arritjet dhe nivelin e kësaj gazete, “Koha Jonë” i falënderon në këtë dyvjetor, u uron suksese në të gjitha fushat dhe mirëpret bashkëpunim të mëtejshëm prej tyre. Faleminderit të gjithëve! “Koha Jonë” u uron me këtë rast suksese të gjithë lexuesve të saj në të gjithë Shqipërinë nga Tropoja në Sarandë, si dhe atyre jashtë vendit. Faleminderit lexues! “Koha Jonë” u uron suksese edhe atyre që janë cenuar e u ka mbetur hatri nga e vërteta e thënë në këtë gazetë. Ky është misioni i shtypit të lirë. Mos na keqkuptoni. Suksese! “Koha Jonë”, megjithëse shumë herë padrejtësisht pranë dyerve të burgut, ju premton dhe ju garanton ju të nderuar lexues, se do të punojë me të gjitha mundësitë për të sjellë te ju gjithmonë të vërtetën dhe sa më shumë të tilla. “Koha Jonë” ju premton se do t’ju sjellë vazhdimisht informacion të saktë e mendim intelektual të pavarur për ardhmërinë e Shqipërisë. Dje u mbushën 2 vjet nga 11 maji 1991. I urojmë jetë të gjatë e suksese kësaj gazete, në rrugën e mundimshme dhe misionin e saj fisnik. Urojmë gjithë shtypin e lirë shqiptar e atë ndërkombëtar. Urojmë të gjithë institucionet për mbrojtjen e lirisë së shtypit. Faleminderit dhe suksese të gjithëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Redaksia e KOHA JONE

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 4 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 10 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 14 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 19 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.