”Koha për diplomacinë ka mbaruar”, Turqia për shtetet që mbështesin Izraelin: Do paguani dhe ju çmimin!
”Koha për diplomacinë ka mbaruar”, tha ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan duke bërë thirrje për lëvizje për të vendosur “sanksione” të ashpra ndaj Izraelit nga komuniteti ndërkombëtar.
”Nuk na mbetet asgjë për të thënë diplomatikisht, politikisht…e kemi mbaruar. Ne kemi nevojë për mjete të tjera”, tha Fidan në një konferencë mbi të ardhmen e Palestinës në Ankara. Kreu i diplomacisë turke tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa ligjore duke bojkotuar Izraelin, i cili nuk duhet të ketë më asnjë mbështetje në asnjë fushë.
”Përndryshe, Izraeli do të vazhdojë gjenocidin dhe masakrat e tij në Gaza, sepse për momentin nuk po paguan çmim ekonomik, politik apo ushtarak”, vuri në dukje Fidan, i cili gjatë kësaj konference shprehu shqetësimin se vëmendja e komunitetit ndërkombëtar po largohet nga Gaza, që kur kanë nisur sulmet izraelite në Liban.