Koha për plazh, parashikimi i motit për këtë të diel

Masat ajrore me origjinë nga Jugu i Mesdheut, do të diktojnë kushtet atmosferike të qëndrueshme edhe në vendin tonë. Sipas “MeteoAlb”, dita do të paraqitet me mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Vetëm në zonat juglindore dhe verilindore herë pas herë do ketë vranësira por pa mundur të gjenerojnë shira.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në orët e para të ditë dhe po ashtu rritja vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30-31°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

SHKARKO APP