Koka: Ndryshimet klimatike, kërcënim për sigurinë e vendit
Shqipëria publikoi sot Komunikimin e tretë Kombëtar të Ndryshimeve Klimatike, ku ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se këto ndryshime janë sot një kërcënim serioz për sigurinë e mirëqenien e vendit.
“Sektori ekonomik është më i kërcënuari në vend nga ndryshimet klimatike. Zonat më të kërcënuara janë ato fushore dhe vija bregdetare”, tha Koka.
Ministri i Mjedisit shtoi gjithashtu se në Shqipëri dora njeriut faktori kyç për efektet e ndryshimeve klimatike. Sipas tij, në këto 25 vitet e fundit ka pasur një shkatërrim abuziv dhe masiv të qytetarëve ndaj natyrës.
KOHA JONË SONDAZH

