Koka: Rama pret që ndonjë parti opozitare të çmendet dhe ai të jetë Kryeministër për herë të tretë
Gazetari, Bledian Koka, thotë se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit ditën e djeshme në Kuvend nuk ka asnjë vlerë sakohë në diskutim është miratimi i ndryshimeve kushtetuese.
Pavarësisht kësaj ai e cilëson pozitive lëvizjen e surprizë të opozitës jashtëparlamentare për hapjen 100% të listave.
Bledian Koka: Është një miratimi detyruar dhe hilacak sepse ajo që po diskutohet sot e rrëzon 5 qershorin.Në marrëveshjen e 5 qershorit parashikohej se nuk do të kishte ndryshim sistemi.Një prej atyre që nuk ka rënë dakord ka qenë vetë mazhoranca. Ajo që ndodhi sot me lëvizjen e beftë dhe shumë interesante të opozitës për të pranuar një diskutim për ndryshimin e sistemit vë në pikëpyetje dhe marrëveshjen e 5 qershorit.
Por për Ora News, ai thotë se qëllimi i mazhorancës nuk është hapja e listave por ndalimi i frontit opozitar për të garuar sëbashku në zgjedhje.
Bledian Koka: Mazhoranca nuk ka interes të hapë listat dhe shqetësimi i fundit i saj është ti japë qytetarëve më shumë demokraci. Shqetësimi më i madh i Ramës është koalicioni opozitar që në çdo sondazh e nxjerr Ramën humbës nëse hyn si i tillë në koalicion.Basha tha 100% lista të hapura me kusht të panegociueshëm për mosprekjen e koalicioneve.Është qëndrim shumë i mirë. Unë personalisht do të doja një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.Por ky sistem do ti takojë të ardhmes.
Pozitive, thotë ai, është fakti se alibia e Ramës se vetëm ky donte hapjen e listave ra.
Bledian Koka: Propozimi i opozitës është i arsyeshëm duke ju përgjigjur sfidës tinëzare të Ramës. Alibia e Ramës ndaj qytetarëve se po jua hap listat bie.Qëllimi i Ramës është që të mbajë kontrollin e partisë së vet dhe të mos lejojë që ky koalicion opopzita mund dhe do ta mundë në zgjedhje nëse shkon si i tillë. Të tjerat janë përralla me mbret.
Për Kokën debati i vërtetë mes palëve janë koalicionet parazgjedhore dhe Rama sipas tij po përpiqet me çdo kusht që fillimisht ta çajë atë, për ti hapur rrugë më pas pazarave politike pas zgjedhjeve.
Bledian Koka: Rama thotë se PS është forcë e parë fitueee. Duke e çarë koalicionin opozitar ai synon që këto forca politike nëse ai del forcë e parë përmes mekanizmave korruptivë të formojë qeverinë me PS dhe forca të tjera politike. Shpreson që njëra prej tyre do të çmendet dhe do ti japë mundësinë të jenë kryeministër për herë të tretë. Janë skena të rrezikshme të një njeriu që nuk beson te shtetbërja dhe demokracia.