FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koka sherr me Dudushin: Kur luani me revolucione, shpallni armik këdo

Protestuesit u mblodhën këtë të enjte përpara Kuvendit, duke hedhur vezë e ujë drejt policëve dhe deputetëve. Gazetari Bledar Koka, thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë nga protesta të tilla, ndërsa pati një përplasje me gazetarin Alban Dudushi, i cili u shpreh se këto ‘revolucione’ shpallin armik këdo.

Pjesë nga debati

Koka: Edi Rama reagon në këtë mënyrë kur ka frikë nga një protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dudushi: Ti mbron çdo lloj proteste?

Swiss Digital Mobile Reklama

Koka: Të gjitha i mbroj. Ti pse nuk i mbron protestat?

Dudushi: Kur të filloni të luani revolucionesh, do nxirrni armik këdo.

Bala: Ku ka më shumë njerëz protesta, para Parlamentit apo në shesh?

Koka: Unë mendoj se ka njësoj njerëz si para Parlamentit, si në shesh. Problemi yt është se ti nuk e di, sepse ti e sheh protestën nga reels-at.

Bala: Unë nuk vij në protestë, por nuk e dëmtoj siç e dëmton ti. Ti po e personalizon, duke thënë që ti dhe familja jote është dakord për protestën.

Koka: Nëse ndal në një kryqëzim ku ka ndaluar një polic aty, e gjuan me vezë, e shan, i drejton gishtin e mesit, çfarë mendon ti se do bëjë polici? Do të neutralizojë apo jo?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?