Koka: Sondazhi i Noto-s tregoi se demokratët mbështesin Berishën
Për gazetarin Bledian Koka, sondazhi i Noto-s & RTV Ora”, vërtetoi mbështetjen e madhe që ka Sali Berisha në Partinë Demokratike. Për të, shifra të tilla si 80-90% e demokratëve që mbështesin Berishën janë tregues që elektorati nuk ka besim te kryetari Lulzim Basha. Koka shtoi se në përballen e Berishës me Bashën, e habit aftësia gjuha e ashpër e Bashës kundrejt Berishës, që nuk është e tillë ndaj Ramës.
”E vërteta është ajo që është thënë tek sondazhi i NOTO-s. E vërteta mund të jetë ndryshe kur ka marsh gabimi, por kur shifrat janë 80-90%, këtu nuk mund të flitet më për marzh gabimi. Ky sondazh ka nevojë për reflektim për ata që kanë nevojë për këtë gjë. Unë pyes veten se cilën janë këta 10% që kanë akoma besim te Basha.
Nëse sot do të bëheshin zgjedhjet, Berisha do t’i fitonte zgjedhjet, pasi Rama i ka fituar me 47%. Pa ngjallur një frymë opozitar edhe program, mendoj se ky është një tregues real. Dhe kjo është shumica pa ngjyrë që e sheh Berishën të vijë në pushtet. Ata që e lexojnë këtë sondazh duhet të kuptojnë.
Lidershipi aktual i PD-së e ka humbur besimin tek elektorali i vet. Me këtë të dhënë, nëse shkohet në zgjedhje i bie që të mos kemi PD me Bashën në krye dhe i bie që të mos kemi as opozitë reale në vend. Sondazhi është tregues dhe alarmues për rithemelimin e situatës në PD”,-tha në ”Ora News”.