Kokaina e fshehur në çantat e grave, destinacion Greqinë

Në pranga të policisë kanë rënë 4 persona, të cilët janë kapur në flagrancë, pasi po trafikonin në drejtim të Greqisë 320 grama lëndë të dyshuar kokainë.

Ata janë ndalur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku mes të arrestuarve janë dhe dy femra. Në pranga kanë përfunduar Ledi Nurçe, 38 -vjeç, banues në Bilisht-Devoll, Redona Demolli, 21 vjeçe, Mikel Çekrezi, 29 vjeç, si dhe Rudina Hoxha, 25 vjeçe, të tre banues në Korçë.

Policia në njoftimin për shtyp ka nënvizuar se lënda narkotike u gjet në çantat e grave. “Gjatë kontrollit  të ushtruar shtetases Redona Demolli, konkretisht në çantën personale të saj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 263 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Kjo shtetase po udhëtonte së bashku me shtetasin Ledi Nurçe, me automjetin tip “Mitsubishi” me targa AA642HV, në pronësi të tij dhe nga deklarimet e marra dyshohet se këtë sasi të lëndës narkotike, në çantën e saj , mund ta ketë vendosur Ledi Nurçe”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, shtetases tjetër Rudina Hoxha, e cila ishte duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa KO4084B, në pronësi të Mikel Çekrezit, sërish në çantën personale të saj, iu konstatua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale,  një sasi prej 57 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?