Kokaina në Kosovë/ 7 të arrestuar, sekuestrohen mijëra €, armë e municione
Detaje të reja janë zbuluar nga kapja e 400 kg kokainë në Lipjanë të Kosovës, në një kamion që kishte kaluar tranzit nga porti i Durrësit.
Policia ka arrestuar 7 persona, si dhe ka sekuestruar dy pistoleta, 50 fishekë, 25.925 euro, një makinë, 6 celularë, dy laptop, katër DVR dhe një Hard Disc.
“Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia e Kosovës.
Më tej thuhet se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale.
“Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Emrat e të arrestuarve:
Izet (Osman) Sheqiri – 23.12.1968
Kadri (Shaip) Sheqiri – 12.09.1978
Faton (Nazmi) Vrajolli – 16.02.1976
Bajram (Lutfi) Maliqi – 05.09.1984
Kadri (Hakif) Brahimi – 06.11.1972
Enver (Ramiz) Belegu – 02.03.1956
Fehmi (Izet) Bytyqi – 16.07.1967