Kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit, kapen edhe pajisje të dyshimta nga Italia
Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në automjete dhe udhëtarë që vinin nga Italia.
Gjatë verifikimeve në disa mjete të mbërritura me tragetet e linjës Ankona-Durrës, janë gjetur katër gurë të dyshuar si diamante, një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë, si dhe një pajisje elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.
Në një nga automjetet, autoritetet konstatuan një valixhe ku ndodhej aparatura detektuese dhe aksesorët përkatës. Ndërkohë, në një rast tjetër gjatë kontrollit fizik të një shtetasi, u zbuluan katër paketime transparente me gurë të ngjashëm me diamantet.
Në një automjet tjetër u gjet një sasi e dyshuar kokaine e fshehur në veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.
KOHA JONË SONDAZH

