Kokainë dhe miliona para, policia kap në flagrancë 51-vjeçarin që shpërndante drogë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pedonalja”, ndërsa në pranga ka rënë një 51 vjeçar nga Kavaja.

Pas informacioneve se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, Policia pas punës së organizuar, në një lokal në Pedonale të qytetit Kavajë ka arrestuar në flagrancë shtetasin N.B,,51 vjeç, lindur në Kavajë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi : 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?