Kokainë e marijuanë, ‘çmontohet’ banda e trafikantëve në Itali, 21 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

200 karabinierë të Komandës Provinciale të Ragusës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë ekzekutuar 21 urdhër-arreste të vendosura nga Gjykata Tribunale e Ragusës pas kërkesës së Prokurorisë së Republikës.

Të ndaluarit janë shtetas italianë dhe shqiptarë të cilët akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge dhe vepronin në këtë provincë.

Masat e marra nga policia janë rezultat i një hetimi të drejtuar nga Karabinierët dhe koordinuar nga Prokuroria Iblea, në muajt e shkuar, i cili ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e 1 kg kokaine të pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa prej të arrestuarëve kanë edhe vepra të mëparshme penale, mes tyre edhe shpërndarje kokaine dhe armëmbajtje pa leje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë policia italiane vijon kontrollet për të gjithë personat e vënë nën hetim dhe subjekte të tjera të përfshirë. Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se janë sekuestruar para cash të ardhura nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogës dhe materiali ku futej droga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?