Kokainë në Tiranë; 7 të arrestuar, sekuestrohen 13 mijë Euro (FOTO)
Një aksion i uniformave blu të qytetit, kanë bërë të mundur, sekuestrimin e një sasi lënde narkotike, gjatë një operacioni anti-drogë të policisë të koduar ‘Seven’(shtatë).
Sipas burimeve të policisë, në këtë aksion janë sekuestruar 1.2 kg kokainë dhe 41 gram kanabis sativa, si dhe ka arrestuar 7 persona.
Të ndaluarit janë; Mikel Mitri 45 vjeç dhe Enea Mitri 23 vjeç, Donjet Zaloshnja 33 vjeç, Selim Rama 28 vjeç i dënuar më parë për vepra të ndryshme kriminale, Aurel Kafeja 26 vjeç, Indrit Barçi 26 vjeç dhe Llazar Buhani 53 vjeç.
Hetimi disamujor i policisë zbuloi se të arrestuarit shpërndanin kokainë dhe kanabis në Tiranë prej disa kohësh. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan gjithashtu edhe 12.800 Euro, 15 celularë dhe 3 makina.
R.Sh


KOHA JONË SONDAZH

