Kokëdhima: Berisha, je kryekusari më i madh

Me 106 vota pro dhe vetëm dy kundër Parlamenti i Shqipërisë vendosi t’ia kalojë Gjykatës Kushtetuese të drejtën për të shqyrtuar cështjen e mandatit të deputetit Koco Kokëdhima, të cilin opozita e akuzon për konflikt interesi.

Pika e rendit të ditës për mandatin e Kokëdhimës u bë shkak për rikthimin e opozitës në Kuvend, e cila braktisi punimet e para të seancës pasi ju refuzua kërkesa për mandatin e një tjetër deputeteje të majtë, atë të Valentina Leskajt. Gjatë mbrojtjes së tij, Kokëdhima tha se ka lënë drejtimin e kompanisë së tij me të marrë mandatin e deputetit në vitin 2013. Pjesa e dytë e fjalës së tij u fokusua në sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e konsideruar kufomë të nxjerrë nga varri.

“Saliu, shpifje pa fund ndaj meje. Kam qenë përherë nën shënjestrën e Saliut. Saliu shpif për kundërshtarët. Nga puna ime jeni c’bërë ju e stani juaj. Ju do i keni punët gjithnjë e më keq. Po të them Sali, që do dalësh 5 – 0. Në qarkun e Vlorës në vitin 2017 do dalësh gjysmak. Ti Sali, do mplakesh e do mpakesh. Kjo strategji e përbaltjes dhe e bërjes pis të kundërshtarit nuk do të japë asnjë gjë, je modeli i kryekusarit në Shqipëri, ti e çeta e banda jote. Erdhe në politikë i varfër, por tani je super i pasur, duke bërë sekser familjen dhe rrethin e ngushtë. Ti nuk komplekson dot mua e askënd. Je modeli i zi i politikës në Shqipëri. Saliu më sheh si një pengesë. Je kryekusari më i madh. Nuk e harxhoj jetën time që të merrem me Saliun dhe me të tjerët këtu. Ti je kufomë që flet për ekzekutimet, i nxjerrë nga varri, një i mbaruar. Nuk do iu eci në asnjë rrethanë”, tha Kokëdhima.

Këto akuza pa dyshim që do të sillnin “revoltën” e demokratit Berisha, por kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk i dha falën.

 Nga vendi i deputetit Berisha është dëgjuar të thotë: “Sot kusari del nga parlamenti, sot merr fund fati i tij”.

SHKARKO APP