Kokëdhima-Berishës: Do ikësh për lesh Sali! Berisha: Futesh nga frika pas çitjaneve të Ramës

 

Përballen ashpër në parlament deputeti Koço Kokëdhima dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ti se ke problem të gënjesh, çdo ditë nga fillimi deri në fund. Ju plaçkitët dhe vodhët vendin. Unë të them zotëri se historitë e tua kanë përfunduar. Ti je këtu që flet për dekriminalizimin, duke pas mbi supe gjithë ato vrasje që kreve në ’97 dhe 21 janar, je kokërra e frikacakut dhe na tregon trimëritë e tua, je bolshevik i pandreqshëm, koha jote ka përfunduar dhe kurrë nuk kthehesh në pushtet. Mos e përdor familjen tënde kundër meje, nga një penxhere më nxjerr dhëndërin, nga një tjetër anëtarët e familjes.”, i tha Berishës, Kokëdhima.

Ai e sulmoi duke i thënë se në 21 qershor PD-ja do kishte rezultat 5 me 0.

“Kur ti ishte në qeveri unë bëja biznes dhe kam bërë pasuritë e tua dhe nuk i fsheh si ti pasuritë e shqiptarëve ti me gjithë sorrollopin tënd. Unë jam këtu përballë teje. Në 21 qershor 5 me 0 do kesh. Do ikësh për lesh Sali!’’, përfundoi Kokëdhima.

Kurse Berisha i tha se duke patur frikë nuk shkon në Gjykatë Kushtetuese, por fshihej pas “çitjaneve të Edi Ramës’

“Që në vend se të shkojë në Gjykatë futet këtu apo pas çitjaneve të Edi Ramës, unë si mjek i kuptoj kur e ka nga frika. Trego kur do shkosh në gjykatë. Në 150 raste ke shkel kushtetutën se ke marrë pagesa nga fonde publike”, iu kundërpërgjigj Berisha, Kokëdhimës.

SHKARKO APP