Kokëdhima: Me Doshin vetëm drekë shoqërore, edhe në Kuvend fola vetëm për drekën

Deputeti Koço Kokëdhima mohon të ketë luajtur rolin e negociatorit mes deputetit të Shkodrës dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për shtyp ku doli për të hedhur poshtë akuzat e PD-së, mbi të cilat opozita kërkon t’i hiqet mocioni i deputetit, Kokëdhima e quajti thjesht një drekë më shumë shoqërore dhe jo me simbolikë të caktuar apo që të ketë lidhje me situatën e djeshme

Koço Kokëdhima:  “Ishte një drekë shumë shoqërore mes kolegësh që kam kaluar dje. Kam bërë dhe një shpjegim. S’kam gjë tjetër për të shtuar. Është një veprim normal dhe i zakonshëm të kalosh një drekë me të e të bisedosësh.  Nuk e kam bërë të lidhur me situatën e djeshme e kam bërë sepse doja të rrija me këtë deputet. Edhe gjatë seancës i kam kërkuar një drekë bashkë”

Pamjet e filmuara tregojne se biseda mes Doshit e Kokedhimes, s’eshte vetem per nje dreke

Biseda e zhvilluar dje në sallën e Kuvendit ka qenë më shumë se ‘mosdakordësi” duke u nisur dhe nga gjestet me duar të të dy deputetëve që kamera e Ora News ka filmuar.

Nëse duhet ti besojmë fjalëve të deputetit Kokëdhima , se e gjithë biseda ka qenë thjesht për drekën, atëherë duhet thënë se reagimi duket më shumë se i zjarrtë.

SHKARKO APP