Kokëdhima paralajmëron serbët, mesazh Ramës: Mbroni heroin Ballist Morina

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka reaguar për ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë nga autoritetet kroate.

Kokëdhima shkruan në “Facebook” se Ballist Morina është një hero i gjallë dhe qeveria duhet t’i dalë për zot Shqipërisë.

Më tej, ai paralajmëron serbët se ne nuk do iu zëmë besë për sa kohë ata do luftojnë Ballist Morinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja reagimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Të mbrojmë Ballist Morinën, Qeveria ti dalë për zot shqiptarisë!
Ballist Morina është një hero i gjallë
në zemrat e popullit dhe të rininë shqiptare. Ai kërkohet të dënohet nga serbët vetëm sepse është shqiptar. Kroacia nuk duhet ta dorëzojë. Tirana të bëjë presjon. Serbët e urrejnë Ballistin. I urrejnë simbolet tona kombëtare. Jeta e Morinës rrezikohet seriozisht. I kanë harruar kroatët dhimbjet që kanë pësuar nga shovinizmi serb?
Ne e përshëndesim interesimin e ministrit të brendshëm Demiraj, por kjo nuk mjafton.
ZGJIDHJA i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë të dalin me deklarata e qëndrime të qarta zyrtare e publike dhe t’ia bëjnë të qartë Kroacisë se ekstradimi i Morinës do ishtë një ngjarje me shumë përgjegjësi.
Autoritetet Serbe dhe UEFA ndaluan në mënyrë të papreçedentë tifozët shqiptarë të përdorimin flamurin dhe simboleve tona kombëtare në Beograd. Dhuna nacionaliste që përdorën mijëra policët dhe tifozët serbë ishte flagrante, e shëmtuar, primitive, çnjerëzore. Ballist Morina me aktin e tij vendosi në vend një të drejtë të mohuar të shqiptarëve.
ZGJIDHJA denoncon edhe një herë qëndrimet dhe frymëzimet antishqiptare të Qeverisë së Beogradit dhe hipokrizinë e deklaratave të Qeverisë së Tiranës për vullnetin e mirë të dy qeverive në fjalë për të realizuar integrimin e shqiptarëve me Serbinë në një treg të vendeve të ballkanit perëndimor.
Serbët duhet ta dinë mirë se ne nuk do u zëmë besë për sa kohë ata do luftojnë, përndjekin, rrezikojnë e burgosin Ballist Morinën, interesat dhe simbolet e shqiptarëve.
ZGJIDHJA shpreh besimin se Ambasadorja kroate e BE-së në Tiranë, zonja Vlautin do të ushtrojë ndikimin e saj pranë autoriteteve kroate për lirimin e menjëhershëm të Ballist Morinës. Shqiptarët edhe pse të varfër e të tradhëtuar nga kjo elitë politike, nuk do i braktisin kurrë simbolet, identitetin, idealet, interesat dhe kulturën e tyre. Morina është simbol i shqiptarisë për rininë tonë. Nuk do ishte ndihmuese për sfidat e integrimit europian dhe rajonal të Shqipërisë që një vend i BE-së siç është Kroacia, të dorëzojë Ballist Morinën në duart e serbëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?