Kokëdhima pas takimit me Metën:Koalicioni ka probleme !

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar sot për një drekë një emër të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish Presidentin Rexhep Meidani. Dreka ka nisur pak para ores 14:00 në një restorant në zonën e ish Bllokut dhe ka përfunduar në orën 16:00. Drekes se Metes dhe Meidanit i eshte bashkuar edhe ish deputeti i PS-se, Koço Kokëdhima, ndërsa ende nuk dihet çfarë kanë biseduar për më shumë se dy orë tre politikanët.

Kokëdhima është shprehur se takimit me Metën nuk duhet t’i japim kanotacion politik. Koalicioni ka problem, por mund të zgjidhen, është shprehur ai.

“Nuk mendoj se kjo drekë e sotme është një arsye për të nxjerrë ndonjë konkluzion politik. Nuk ka madje asnjë simbolikë politike, është thjeshtë një drekë miqësore. Ai është një koalicion i gjallë. PS dhe LSI janë pjesët më sinjifkative të së majtës së bashkuar dhe koalicionit qeverisë. Sigurisht që ka probleme mes tyre, por këto dy parti do të kenë aftësinë edhe t’i zgjidhin problemet mes tyre. Është e natyrshme që në çdo lloj koalicioni të ketë gjithmonë probleme dhe gjëra për korrigjime, dikur më shumë, dikur më pak. Është e natyrshme gjithashtu që një koalicion të rishqyrtojë gjithmonë nivelin e besimit të partnerëve dhe të punojë për të rivitalizuar koalicionin dhe të rivendosur besimin e humbur. Nuk mendoj se ka ndonjë simbolikë të caktuar politike është thjesht një takim miqësor mes tre miqsh të së majtës”, tha Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?