Kokëdhima: Ristani, i dehur! Deputeti i PD: S’bënim krushqi me fisin tuaj

 

Në seancën e sotme pati një debat interesant mes deputetit Koço Kokëdhima, për të cilin opozita kërkon heqjen e mandatit, duke theksuar se ka marrë fonde publike për firmën e tij, dhe deputetit demokrat, Arben Ristani, që lexoi raportin e përgatitur nga opozita për heqjen e mandatit.

Kokëdhima në fjalën e tij tha se Ristani është zgjedhur nga Sali Berisha për ta sulmuar atë.

Ai e akuzoi Ristanin se gjatë kohës që ishte në Komisionin e Rregullores, ishte i dehur.

Në fund të fjalës së tij, Kokëdhima tha se PD është katandisur nën 20 përqind në gjithë vendin.

Ai akuzoi se qeverisja e PD ka diskriminuar Jugun e vendit.

Në replikën e tij, Arben Ristani tha se Kokëdhima e ka pranuar vetë se është në konflikt interesi.

Në përgjigje të akuzës se ka qenë i dehur në komision, Ristani tha: “Në fshat e kishin të ndaluar që të bënim krushqi me Kokëdhimat. Tani që e shoh Koçon, e kuptoj pse”.

SHKARKO APP